8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaMe ligjin e ri sulmi ndaj mjekëve në Maqedoni do të jetë...

Me ligjin e ri sulmi ndaj mjekëve në Maqedoni do të jetë njejtë si sulm ndaj personave zyrtarë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka shkruar Ligjin e ri për dhënie të shërbimeve shëndetësore, me të cilin i jepet shumë më shumë siguri dhe kredibilitet mjekut në detyrë.

Nga ministria në fjalë për arsyetimin e ligjit thotë se është kërkesë e Dhomës së mjekëve të Maqedonisë, ku nga atje kërkojnë siguri më të madhe gjatë punës së mjekëve.

Sipas këtij propozim-ligji mjeku e ka për detyrë që t’i shërbejë pacientëve me urgjencë ndërsa pacientët tjerë do të kontrollohen nga mjeku sipas listës së pritjes.

Mjeku, sipas këtij propozim ligji, ka të drejtë mos t’i shërbejë personit që kërcënon.

Mjekut i ndalohet chfardolloj mundësie të promovoj komercializmin brenda vendit të punës dhe para pacientëve dhe se mjeku e ka të ndaluar që të bashkëpunojë me kompani, individë apo institucione, për qëllime reklamimi dhe komercializimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments