7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeMaskat dhe dorezat të detyrueshme! Zekiri thotë se duhet të jenë falas,...

Maskat dhe dorezat të detyrueshme! Zekiri thotë se duhet të jenë falas, por qytetarët paguajnë edhe TVSH për to

Maskat dhe dorezat të detyrueshme për qytetarët, të përdoren gjatë gjithë kohës. Ky është vendimi i sjellë nga Qeveria dhe ka hyrë në fuqi nga dita e sotme. Por a kanë mundësi që qytetarët ta respektojnë këtë masë.

Qytetarja: Por nëse mundet shteti, duhet ti siguroj maskat, sigurisht që ka qytetarë që nuk munden të blejnë maska dhe doreza duhet të ndihmojnë”.

Qytetari:“Qytetarët janë në mjerim, ndokush që nuk ka nuk mund që të del dhe të fitoj ndonjë dinarë, jo vetëm për mua por për të gjithë Republikën e Maqedonisë”.

Një maskë dhe një palë dorëza kushtojnë 47 denarë.

Ka edhe më të shtrenjta nëse blini me cilësi më të lartë.

Por për 47 denarë,  TVSH është 18%, që i bie se 7.16 denarë shkojnë në buxhet të shtetit.

Nga ana tjetër Muamed Zekiri nga LSDM thotë se Qeveria duhet të shpërndajë maska falas sepse siç shtoi, kemi pasur shumë ndihma nga jashtë.

“Në atë drejtim duhet të punohet që të sigurohen për të gjithë qytetarët, nëse ekziston mundësia dhe besoj se mundet të sigurohen maska pa pagesë të jepen falas për qytetarët Një gjë e tillë është e mundur duke pas parasysh se kemi marr donacione nga shumë shtete, kemi ndihma edhe nga BE-ja që paralajmërohen shtesë, kështu që shteti mund ta përballojë një gjë të tillë”, tha Muamed Zekiri, LSDM.

Të njëjtin mendim e ka edhe Remzi Mehemdi nga Aleanca për shqiptarët. Ai thotë se nëse kjo masë është e detyrueshme atëherë Qeveria duhet t’i sigurojë këto mjete.

“Nëse një masë merret si e detyrueshme duhet ta ketë parasysh qeveria që RMV-ja është një nga vendet më të varfëra ndoshta të rajonit, dhe jo secili qytetarë e ka mundësinë që t’i blej ato maska të cilat nuk do të jenë një maskë për një përdorim, por do të duhen ca të tilla brenda një dite. Dhe për këtë duhet Qeveria të subvencionojë këto maska”, tha Remzi Mehmedi, ASH.

Ndryshe dekreti për mbajtjen e obligueshme të pajisjeve personale mbrojtëse në vende publike është publikuar edhe në gazetën zyrtare. Secilit person i cili  në rast se vepron kundër dispozitave të këtij dekreti me fuqi ligjore, do ti shqiptohet gjobë në vlerë prej 1000 deri 1500 denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments