19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMaqedoni, tre fish më pak martesa se vitin e kaluar për shkak...

Maqedoni, tre fish më pak martesa se vitin e kaluar për shkak të Koronavirusit

Të dhenat e publikuara nga Enti Shtetëror i statistikave tregojnë se pandemia Covid 19 ka ulur gati për trefish numrin e martesave në Maqedoni. Sipas ketyre të dhënave, në muajt mars, prill dhe maj të këtij viti ka pasur më pak se 1.200 kurorëzime, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur numri ka qenë rreth 3.400 kurorëzime, transmeton Gazeta Lajm.

Bëhet fjalë për trend botëror, duke pasur parasysh se edhe në shumë vende tjera me paraqitjen e pandemisë është shënuar rënie e martesave. Sociologia Tatjana Stojanova Ivanova vlerëson se bëhet fjalë edhe për çështje sociologjike, duke pasur parasysh traditën e dasmave të mëdha, që në kohën e pandemisë janë të pamundshme për shkaqe sigurie dhe mbrojtje nga infektimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments