7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMalazezi tha kujt ti besoj kobures ose Bujar Osmanit i cili...

Malazezi tha kujt ti besoj kobures ose Bujar Osmanit i cili një muaj e disa ditë më parë e shpalli tenderimin…a tenderimi askund… dy krahasime binduni vet

linku 1 Bujar Osmani ku lavdrohet e shpallëm tenderimin
me datë 25/07/2019 15:59 

https://tv21.tv/shpallet-tenderi-per-autostraden-shkup-bllace-shkupi-dhe-prishtina-dy-kryeqytetet-me-te-aferta-ne-ballkan/

Shkupi dhe Prishtina dy kryeqytetet më të afërta në Ballkan

Autor:TV21 25/07/2019 15:59 

Shpallet tenderi për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. 2 km do të do të shtrohen me mjete të NP “Rrugët e Maqedonisë “, kurse pjesa tjetër me mjete të BE-së, e cila ka ndarë 27 milion euro grant të pakthyeshëm. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani nuk dha detaje kohore se kur do të nisin dhe kur do të përfundojnë punimet për këtë autostradë të shumë pritur.

“Për shkak se punët e paparashikuara gjatë ndërtimit të projekteve veçanërisht të tilla sikur që është autostrada Shkup-Bllacë, e cila thash për shkak të terrenit gjeografik është mega projekt në aspekt të sfidave me cilat do të ballafaqohet  nuk mund të them konkretisht se kur do të përfundon. Nga sot dinamikën e përcaktojnë afatet ligjore jo më puna e institucioneve. Deri tani sfida kryesore ishte si t’i koordinojmë dhe t’i harmonizojnë institucionet me lejet, planet, elaborimet e kështu me radhë që të arrijmë në shpalljen e tenderit. Nga sot ligji e përcakton se kur do të hapet, kush do të konkurron , kush do të përzgjidhet dhe me çfarë dinamike do të ndërtohen”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Drejtori i  NP “Rrugët shtetërore” Zoran Kitanov tha se nuk është me rëndësi përshpejtimi i projektit, por e rëndësishme është që të kemi projekt të mirë dhe cilësore dhe të përdoret për shumë mote.

“Është shumë e rëndësishme që të bëhet projekt cilësor me qëllim që shpejt të ndërtohet. Aty kemi dy tunele, jam i sigurt se të gjithë pajtohen se mjaft kemi vuajtur nga e kaluara me projekte të përshpejtuara. Duhet të bëhet mirë, bukur dhe me cilësi.  Duhet të kemi inspektim mekanik kur të bëhet projekti dhe nëse i njëjti është cilësor shumë shpejt do të ndërtohet”, tha Zoran Kitanov, drejtor i NP “Rrugët shtetërore”.

Vlera finale e projektit do të dihet në përfundim të projektit theksuan edhe Kitanov edhe Osmani. Largësia kohore  në mes dy kryeqyteteve do të shkurtohet nga  2 orë në më pak se një orë. Autostrada do të ndërtohet sipas standarteve evropiane me 2 shirita për vozitje, një për ndalim njëdrejtimëshe. Gjerësia e shiritave do të jetë 3,5 m gjegjësisht gjerësia e rrugës do të jetë 10,25 m. Afati përfundimtar i shpalljes se tenderit  do të jetë deri më 4 shtator të këtij viti.

linku 2
 Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov flet sot tek
Alsat 2019-08-31 T 14:02:09+02:00Autostrada Shkup-Bllacë, vonohet shpallja e tenderit

https://www.alsat-m.tv/autostrada-shkup-bllace-vonohet-shpallja-e-tenderit/

Autostrada Shkup-Bllacë, vonohet shpallja e tenderit

Alsat2019-08-31T14:02:09+02:00

Vonesa një muajshe për shpalljen e tenderit, për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë, ka ardhur si pasojë e terrenit të vështirë që ka ngadalësuar hartimin e projektit. Kështu thotë Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, duke shtuar se ekspertët vazhdojnë me analizat edhe pprojektimin e pjesës së mbetur prej 10 kilometrave. Kitanov nuk parasheh vonesa tjera pos procedurave ligjore për realizimin e pjesës së parë.

Për një muaj është prolonguar përpunimi i projektit, ne dhe gjithë institucionet tjera së bashku me Fakultetin e Ndërtimtarisë kishim qëndrim se më mirë është që të vonohet 1 muaj projekti dhe të jetë i mirë që të bëhet edhe rruga e mirë. Tenderi ecë, më 12 shtator bëhet hapja, interes ka mjaftë, themi kështu në bazë të thirrjeve të kompanive të ndërtimit të cilat paraqiten për paqartësitë në tender- deklaroi Zoran Kitanov – Drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Sa i përket pjesës së dytë të autostradës, pra 10 kilometrat tjera, Kitanov thotë se po bëhen analiza të detajuara në terren për shkak se do të ketë ura, tunele dhe viadukte të majme që e vështirësojnë përpilimin e të njëjtit. Kitanov paralajmëron se në pranverë do të fillojë edhe rikonstruktimi i tërësishëm i rrugës së vjetër që të shpie nga Shkupi në Bllacë.

Autostrada është komplet trasë e re, por nga pranvera do të fillojë realibitimi total edhe i rrugës ekzistuese- tha Zoran Kitanov – Drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore

Autostrada Shkup-Bllacë është premtuar prej vitesh madje është përdorur edhe si karrem për vota nëpër fushata zgjedhore nga parti të ndryshme politike. Derisa institucionet e këtushme vazhdojnë me premtimet për ndërtimin e kësaj pjese të autostradës që lidhe Shkupin me Prishtinë, pala kosovare tani disa mua ka lëshuar në qarkullim pjesën e saj të autostradës që ka urën më të gjatë në gjatë në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments