6.8 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeMakroni / Takohemi shumë shpejt në Tiranë e Shkup foli për Ramën...

Makroni / Takohemi shumë shpejt në Tiranë e Shkup foli për Ramën dhe Zaevin, tregohet i prerë me qëndrimin e tij / Të mos e gënjejmë veten(video-press )

Pas “JO”që i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për mosdakordësinë e çeljes së negociatave, presidenti i Francës ka dalë në konferencë për shtyp ku ka dhënë sqarime dhe arsyetime të gjëra për marrjen e këtij vendimi.

Presidenti tha se Shqipëria ka akoma shumë punë për të bërë dhe vazhdon të ketë probleme me azilkërkuesit, Macron deklaroi gjithashtu se Shqipëri duhet të plotësojnë disa kushte për të shkuar në një hap final që është hapja e negociatave. 

Presidenti francez shtoi se Rama dhe Zaev e kanë bërë punën e tyre, por ai shtoi se nuk ka vend të gënjejmë veten dhe se BE sipas tij ka nevojë për të bërë progres në vendet e tyre.

“Na duhet më shumë fuqi, koherencë, solidaritet, në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel. Na duhet një reformim, duhet të reformojmë procesin në mënyrë që të ketë dallime me atë  që ishte më përpara. Ka patur disa vende në fakt, jo pak, por disa që ishin kundër hapjes së negociatave. Janë vënë në pah përpjekjet e dy vendeve, Rama dhe Zaev kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten, kemi nevojë për progres për proceset tona dhe më pas të vazhdojmë me të tjerat. Le të mos gabojmë, në momentin që hapen negociata ka edhe disa çështje të tjera më pas që duhen plotësuar. Duhet të koordinojmë përpjekjet tona në mënyrë që t’i ndihmojmë popujt e këtyre dy vendeve pasi nuk është thjesht çështja  e hapjes së negociatave”, tha Macron. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments