7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaMaduro në Kombet e Bashkuara, vrer antiamerikan: Neofashizmi do të mundet!

Maduro në Kombet e Bashkuara, vrer antiamerikan: Neofashizmi do të mundet!

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, të cilin hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzojnë si përgjegjës për “krime kundër njerëzimit”, i ka bërë thirrje botës për të luftuar “hegjemoninë” dhe “idetë imperialiste”.

Duke kritikuar “botën e hegjemonisë dhe imperializmit” në një video në Asamblenë e Përgjithshme të KB me rastin e një samiti virtual që shënon 75-vjetorin e organizatës, Maduro theksoi se bota duhet të jetë “bashkuar” në luftën kundër pandemisë.

“Venezuela është e përkushtuar për një botë multipolare, për një sistem të rinovuar të KB, për një sistem që di të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojë popujt e botës”, tha ai, duke kritikuar sulmet e SHBA ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë por pa i përmendur Shtetet e Bashkuara.

“Tani nuk është koha për të fyer dhe kërcënuar OBSH-në, tani është koha për t’u bashkuar për të mirën e saj,” tha ai.

“Bota u mund nga fashizmi 75 vjet më parë. Bota do të mposhtë gjithashtu ata që duan të imponojnë hegjemoni dhe ide imperialiste, bota do të mposhtë neofashizmin (…) dhe do të ndërtojë një botë të re pa hegjemoni, një botë që do t’i përkasë popullit”, tha presidenti i Venezuelës.

Nicolas Maduro është planifikuar të mbajë një fjalim virtual në KB përsëri të mërkurën, me rastin e sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën ai nuk ka qenë fizikisht që nga 2018.

Kuba u përfaqësua nga ministri i Jashtëm i vendit, Bruno Rodriguez Parrilla, i cili gjithashtu kritikoi Shtetet e Bashkuara.

“Në këtë 75 vjetor të KB, multilateralizmi dhe e drejta ndërkombëtare kërcënohen nga fuqitë më të mëdha të botës. Sjellja e papërgjegjshme e Shteteve të Bashkuara është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” tha ai.

“(SHBA) duket se është në luftë me planetin (…) dhe banorët e tij,” u ankua ai, duke kritikuar “bllokadën ekonomike, tregtare dhe financiare” që Uashingtoni i ka vendosur vendit të tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments