16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeLOJA: Bandat e Komunës së Tetovës cenojnë lirinë e shprehjes, shkelin të...

LOJA: Bandat e Komunës së Tetovës cenojnë lirinë e shprehjes, shkelin të drejtat e njeriut të garantuara me ligj

Komuna e Tetovës ka cenuar lirinë e shprehjes së aktivistëve të OJQ-ve, LOJA dhe ECO Guerila. Në formë proteste por duke shfrytëzuar artin, në qendër të Tetovës u vendosën disa pankarta, të cilat mesa duket nuk i kanë pëlqyer udhëheqësisë së Komunës së Tetovës.

Sipas reagimit të LOJA-s, pjesëtarë të Komunës, të cilëve LOJA u referohet me emrin “bandit”, kanë larguar pankartat me mbishkrimet “Të palarat në Shesh”, “Trash Monster” dhe “GRAND PRIX TETOVA” e të cilat përmbanin fotografi me lokacione të parregulluara dhe premtime të kryetares së Komunës, Teuta Arifit.

Sipas asaj që shkruhet në reagim, fotografit jo vetëm që janë larguar, por edhe janë shkatërruar.

Ata madje i kanë bërë thirrje kryeministrit Zaev, trupit diplomatik dhe mediave që t’i bëjnë presion kryetares së Komunës së Tetovës, që të ndalojë së ushtruari presion ndaj qytetarëve që dëshirojnë të shprehin mendimin e lirë. Në vazhdim keni reagimin e plotë të LOJA-s.

“Qendra LOJA, #Transformatorët rajonalë dhe Eco Guerrilla janë të tronditur nga vandalizmi i sotëm i treguar nga autoritetet komunale të Tetovës. Edhe në kohërat më të errëta liria e shprehjes nuk është ndalur si sot në Tetovë! Sot grupi i #Transformatorëve (Aktivisti Qytetar që përdor artin si formë proteste) vendosën së bashku tre instalime: Te palarat ne Shesh, Trash Monster dhe GRAD PRIX TETOVA me fotografi nga lokacione të ndryshme në Tetovë së bashku me premtime të parealizuara parazgjedhore nga komuna. Por as gjysmë ore pas vendosjes së ekspozitës, njerëzit me makinën zyrtare nga Komuna e Tetovës erdhën, shkatërruan dhe hoqën ekspozitën (bashkëngjitur shih fotot). Ky akt skandaloz nga bandat e kryetarit të bashkisë është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e cila nuk ndodhi tek ne as nën regjimin e mëparshëm. Për sa kohë që shteti ynë synon anëtarësimin në NATO dhe BE, funksionimi i shtetit të së drejtës në Tetovë nuk po dëshmon të njëjtën gjë. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit, mediave dhe trupit diplomatik që të bëjnë presion në Komunën e Tetovës që të respektojë kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes. Shpresojmë gjithashtu që mbetjet e ekspozitës (në bagazhin e automjetetit të kryetared së komunanës) do të shërbejnë për të kujtuar autoritetet komunale për premtimet e pa-realizuara. Vandalizmi nuk mund t’i rezistojë të vërtetës. Shtypja nuk mund t’i rezistojë lirisë” shkruhet në Reagimin e LOJA-s. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments