3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja Besa- nuk ka ende asnjë konfirmim se brenda këtij viti do...

Lëvizja Besa- nuk ka ende asnjë konfirmim se brenda këtij viti do kemi të sigurtë marrjen e datës për fillimin e negociatave.

Pres-konferencë (19.06.2019)

Të nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar qytetarë,Maqedonia e Veriut për fat të keq nuk arriti të merr datën për fillimin e negociatave brenda këtij muaj, por ajo që është edhe me diskutabile, është fakti se nuk ka ende asnjë konfirmim se brenda këtij viti do kemi të sigurtë marrjen e datës për fillimin e negociatave.Lëvizja BESA apelon që brenda kësaj periudhe, Qeveria dhe gjitha institucionet e tjera të angazhohen maksimalisht që deri në pritjen e lajmit të rradhës, të punojnë në reformat e shumë pritura, e sidomos në pjesën e vërejtjeve nga raporti i Komisionit Evropian. Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është jofunksional, skajshmërisht i partizuar dhe gjeneralisht i politizuar. Edhe sot e kësaj dite proceset gjyqësore në thuajse gjithë instancat e gjykatave vendosen përmes kompromiseve partiake të partive që kanë patur dhe kanë influencë në pushtetin gjyqësor. Nëse deri vitin 2016 kemi patur gjykatës të “tefterave”, sot kemi gjykata të koalicioneve partiake. Jemi dëshmitarë të faktit se edhe bundestagu gjerman, edhe parlamenti holandez, por edhe shumë ambasadorë të vendeve me influencë të madhe në vendimarrjen e Bashkimit Evropian kushtëzuan datën eventuale me ligjin për Prokurorinë Publike Speciale, si një institucion i cili duhet të luftojë krimin dhe korupcionin brenda institucioneve si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Me fjalë tjera mund të nënkuptojmë se këto vende të rëndësishme i kanë thënë Maqedonisë së Veriut se ende nuk keni pastruar me krimin nga regjimi i kaluar, pasi që kanë mbetur një pjesë e konsiderueshme e ish regjimit pa u dënuar duke lejuar procese gjyqësore maratonike pa epilog. Aq më tepër që një pjesë e ish regjimit të kaluar sot është pjesë e kësaj qeverie e cila nuk ka përfunduar as edhe një hetim të mirëfilltë sidomos nga dëshmitë që dalin nga materialet e inçizuara.Andaj, Lëvizja BESA kërkon të përfshihet në përpilimin e ligjit për Prokurorinë Publike Speciale, duke propozuar që të hiqet afati për ngritjen e akuzave apo nisjes së hetimeve si dhe gjitha përgjimet që kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmtimin e buxhetit shtetror dhe dëmët e shkaktuara materiale ndaj palëve të treta nga njerëz të pushteti, të merren si dëshmi në gjitha fazat e hetimit pa limituar periudhën deri kur mund të niset hetim apo të ngrihet aktpadi. Çdo tentim tjetër për të limituar punën e Prokurorisë Publike Speicale, do jetë dëshmi se dikush tenton të fshehë krimin e bërë dhe kjo jo vetëm që do reflektojë negativisht ndaj partnerëve tanë evropianë por mund të jetë edhe një nga çështjet kryesorë për prolongimin e marrjes të datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.Kastriot Rexhepi,Nënkryetar i Lëvizjes BESAShkup19.06.2019

Geplaatst door Lëvizja BESA op Woensdag 19 juni 2019

Të nderuar qytetarë,

Maqedonia e Veriut për fat të keq nuk arriti të merr datën për fillimin e negociatave brenda këtij muaj, por ajo që është edhe me diskutabile, është fakti se nuk ka ende asnjë konfirmim se brenda këtij viti do kemi të sigurtë marrjen e datës për fillimin e negociatave.

Lëvizja BESA apelon që brenda kësaj periudhe, Qeveria dhe gjitha institucionet e tjera të angazhohen maksimalisht që deri në pritjen e lajmit të rradhës, të punojnë në reformat e shumë pritura, e sidomos në pjesën e vërejtjeve nga raporti i Komisionit Evropian.

Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është jofunksional, skajshmërisht i partizuar dhe gjeneralisht i politizuar. Edhe sot e kësaj dite proceset gjyqësore në thuajse gjithë instancat e gjykatave vendosen përmes kompromiseve partiake të partive që kanë patur dhe kanë influencë në pushtetin gjyqësor. Nëse deri vitin 2016 kemi patur gjykatës të “tefterave”, sot kemi gjykata të koalicioneve partiake.

Jemi dëshmitarë të faktit se edhe bundestagu gjerman, edhe parlamenti holandez, por edhe shumë ambasadorë të vendeve me influencë të madhe në vendimarrjen e Bashkimit Evropian kushtëzuan datën eventuale me ligjin për Prokurorinë Publike Speciale, si një institucion i cili duhet të luftojë krimin dhe korupcionin brenda institucioneve si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen. Me fjalë tjera mund të nënkuptojmë se këto vende të rëndësishme i kanë thënë Maqedonisë së Veriut se ende nuk keni pastruar me krimin nga regjimi i kaluar, pasi që kanë mbetur një pjesë e konsiderueshme e ish regjimit pa u dënuar duke lejuar procese gjyqësore maratonike pa epilog. Aq më tepër që një pjesë e ish regjimit të kaluar sot është pjesë e kësaj qeverie e cila nuk ka përfunduar as edhe një hetim të mirëfilltë sidomos nga dëshmitë që dalin nga materialet e inçizuara.

Andaj, Lëvizja BESA kërkon të përfshihet në përpilimin e ligjit për Prokurorinë Publike Speciale, duke propozuar që të hiqet afati për ngritjen e akuzave apo nisjes së hetimeve si dhe gjitha përgjimet që kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmtimin e buxhetit shtetror dhe dëmët e shkaktuara materiale ndaj palëve të treta nga njerëz të pushteti, të merren si dëshmi në gjitha fazat e hetimit pa limituar periudhën deri kur mund të niset hetim apo të ngrihet aktpadi. Çdo tentim tjetër për të limituar punën e Prokurorisë Publike Speicale, do jetë dëshmi se dikush tenton të fshehë krimin e bërë dhe kjo jo vetëm që do reflektojë negativisht ndaj partnerëve tanë evropianë por mund të jetë edhe një nga çështjet kryesorë për prolongimin e marrjes të datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kastriot Rexhepi,
Nënkryetar i Lëvizjes BESA

Shkup
19.06.2019

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments