11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaLas Vegas i kthehet ‘jetës’, rihapen kazinotë dhe restorantet, vizitorët respektojnë masat...

Las Vegas i kthehet ‘jetës’, rihapen kazinotë dhe restorantet, vizitorët respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19

Kazinotë dhe restorantet janë rihapur gjatë vikendit të kaluar në Las Vegas, ku ky qytet i është “kthyer lojës” pas më shumë se dy muajve izolimi total në luftën kundër përhapjes së pandemisë së coronavirusit, shkruan CNN.

Hotelet dhe atraksionet tjera turistike janë objektet që po vërehet qartë se ia kanë rikthyer “shpirtin” Las Vegasit, kurse shumë kompani lokale kanë përshpejtuar planet për hapjen e të gjitha lokaleve tjera.

Megjithatë sipas raportimeve nga terreni, nëpër kazino vizitorët janë parë duke mbajtur maska mbrojtëse si dhe kanë respektuar në vazhdimësi distancën sociale – dy masa mbrojtëse që janë vënë nga ekspertë shëndetësorë në luftën kundër COVID-19.

Me një fjalë Las Vegas i është rikthyer normalitetit, por megjithatë sipas vizitorëve nuk është edhe aq i sigurtë sa ata do të dëshironin të ishte.

“Në Las Vegas është më e rëndësishme që mysafirët të ndihen të sigurt, por në ditët e para të hapjes e kam përshtypjen se njerëzit nuk po frikësohen edhe aq shumë edhe pse ka mundur të ketë numër më të madh të vizitorëve”, ka deklaruar Scott Roben, pronar i VitalVegas.com, blogu për turizëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments