6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKush i mashtroi Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin se Nokia 6210 nuk...

Kush i mashtroi Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin se Nokia 6210 nuk mund të përgjohet!?

linqet http://lajmpress.org/kush-i-mashtroi-ali-ahmetin-dhe-musa-xhaferin-se-nokia-6210-nuk-mund-te-pergjohet/

https://tetova1.com/kush-i-mashtroi-ali-ahmetin-dhe-musa-xhaferin-se-nokia-6210-nuk-mund-te-pergjohet/

Gjatë kohë pasi telefonat Nokia kishin dalur nga moda, me paraqitjen e supermodeleve të Samsung dhe IPhone, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe dora e tij e djathtë, Musa Xhaferi, vazhdonin të shfrytëzojnë modelin Nokia 6210 për komunikim mes veti, por edhe me strukturat. Burime partiake kanë thënë se krerët e BDI-së madje kanë besuar që këta telefonë janë të sigurt dhe nuk mund të përgjohen. Mirëpo “bombat” e publikuara para më shumë se tre vite nga Zoran Zaev, si dhe”bombat” që tani po i publikon El Cheka, dëshmojnë se Ahmeti dhe Xhaferi janë treguar naivë, sepse ata si duket gjatë tërë kohës janë dëgjuar “on-line” nga ish partnerët e koalicionit.

“Brenda BDI-së madje ishte krijuar miti se miqtë ndërkombëtarë u kanë thënë Ahmetit dhe Xhaferit të shfrytëzojnë vetëm celularë Nokia 6210 për komunikim. Tani rrena doli në shesh. Si duket ata u kanë besuar disa teksteve joserioze nëpër portale që shkruanin se modelet e vjetra Nokia nuk mund të përgjohen”, kanë theksuar burime partiake.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments