6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKUSH ËSHTË INFORMATORI E KUSH KALLËZUESI? TRANSPARENCY INTERNATIONAL INKURAJON DENONCIMET

KUSH ËSHTË INFORMATORI E KUSH KALLËZUESI? TRANSPARENCY INTERNATIONAL INKURAJON DENONCIMET

Rritet numri i qytetarëve të cilët duan të paraqesin parregullsi nëpër institucione ku punojnë. Sllagjana Taseva nga Trancparency International thotë se tek ne ende nuk bëhet dallimi në mes informatorit dhe kallëzuesit, dhe personat kallëzues ballafaqohen me problem të shumta, si shkarkim nga puna, ndërrim të pozitës së punës etj.

“Megjithatë kjo nuk do të thotë se ligji zbatohet ashtu siç duhet, sepse edhe pse Ligjin për mbrojtjen e kallëzuesve e kemi tani 3 vite ende ekziston informim jo i plotë edhe në kuadër të institucioneve por edhe tek qytetarët. Po ashtu ekziston edhe trajnim i pamjaftueshëm për atë se si duhet ligji të zbatohet që në mënyrë efektive të mund të mbrohet personi i cili paraqet parregullsi si kallëzues”, tha Sllagjana Taseva nga Transparency International.

Në pyetjen e gazetarëve nëse personi që e ka zbuluar rastin me sekretarin e përgjithshëm qeveritar, Dragi Rashkovski është informator, ajo theksoi se ai person nuk ka status të informatorit sepse nuk i ka respektuar kushtet ligjore dhe që të bëhesh kallëzues duhet të ndjekësh procedurat e ligjit për kallëzues.

“Nuk ka status kallëzues, sepse nuk i ka respektuar kushtet ligjore. Por ne përmes informimit tuaj, me vetiniciativë mendojmë se ajo është çështje e rëndësishme dhe për atë kemi ngritur iniciativë. Planifikojmë të bisedojmë me Entin Shtetëror për revizion sa ata do ta mbulojnë atë rast. Është me rëndësi sepse sa mjete të mëdha monetare fshihen në prapavijë dhe vlen për hulumtim”, theksoi kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Në Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit thonë se kanë një person zyrtar i cili merret me kallëzuesit dhe deri tani kanë formuar 5 raste, ndërsa 3 raste janë në fazë të formimit. Kallezues është person i cili ka dyshime të arsyetuara se ka ndodhur ndonjë vepër kundër ligjit në institucionin përkatës ose ka gjasa që kjo të ndodhë. Këto qytetarë duhet të inkurajohen që të paraqesin veprime të tilla të cilëve sipas ligjit u sigurohet edhe mbrojtje ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments