11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKurti e Pendarovski tregojnë masat që kanë ndërmarrë për luftimin e pandemisë...

Kurti e Pendarovski tregojnë masat që kanë ndërmarrë për luftimin e pandemisë COVID-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas njoftimit, gjatë bisedës, ata diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore. Vëmendje e veçantë iu dha situatës së krijuar në të dy vendet pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kurti dhe presidenti Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj.

Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm, por veçanërisht në kohë të sotme.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për marrëdhënie bilaterale me fqinjët e saj dhe të jetë faktor kyç dhe kontribut-dhënës në regjion”, thuhet në njoftim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments