7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeKURTI DHE KOMANDANTI I KFOR-IT FLASIN PËR GJENDJEN E SIGURISË NË VEND

KURTI DHE KOMANDANTI I KFOR-IT FLASIN PËR GJENDJEN E SIGURISË NË VEND

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, ushtruesin e detyrës së ministrit të Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti në takim për herë të dytë brenda një jave Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli, me të cilët diskutoi mbi gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së virusit Corona dhe masave më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID 19.

Sipas një komunikate të Qeverisë, komandanti Risi, përderisa shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it, po ashtu shprehu edhe gatishmërinë për të thel luar atë.

Ai nënvizoi se përball sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments