2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKur trimërohet Ministresha Carovska- urdhëron deputetët: Miratoni ligjet për pensionet sociale dhe...

Kur trimërohet Ministresha Carovska- urdhëron deputetët: Miratoni ligjet për pensionet sociale dhe ndihmat sociale 12 mijë denarë ?

Jetë kualitative dhe më të mirë për qytetarët do t’ju mundësojw reforma në fushën sociale. Kështu ka thënë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, duke shtuar se pret që së shpejti, Kuvendi t’i votojë ndryshimet ligjore.

Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale  

MPPS nëpërmjet Qeverisë e ka kaluar pakon e ligjeve reformuese me të çka jam krenare. Ato janë në procedurë kuvendore. Pres që Kuvendi së shpejti në interes të qytetarëve dhe të varfërve t’i votojnë pasi që ata qytetarë që i votuan përpara dy viteve presin jetë më të mirë”

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, vlerësojnë se në reformat sociale do të përfshihen 400.000 qytetarë, por edhe do të sigurohet mundësi e barabartë për të gjithë fëmijët. Me këto reforma qasja deri te shtesa për fëmijë dhe arsim do të rritet për 20 herë.

Ministria e Punëve dhe Politikës Sociale

“Qëllimi ynë është që me këto shtesa ta ulim varfërinë e fëmijëve, e cila për momentin është afërsisht 30%. Kjo do të thotë se prej tre fëmijëve, një jeton në varfëri. Fokusin tonë e drejtojmë kah ajo që t’u ndihmojmë mu këtyre familjeve. Me reformat sociale për herë të parë e hapim sistemin për personat me të ardhura të ulëta. Kështu, shtesat për familjet me fëmijë që jetojnë në varfëri do të rriten për më shumë se 100%

Me pakon e re të ligjeve, rikujtojnë nga MPPS, ndihma sociale do të rritet për 300% dhe do të mundësohet që më lehtë të bëhet punësimi i personave të papunë.

Për nesër në Kuvend është caktuar debat publik për njërin nga ligjet për reforma në fushën sociale, gjegjësisht në Ligjin për mbrojtje sociale. Enis Murtezi /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments