7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeKujt ti besosh / Nga SPQ “8 Shtatori” konfirmuan se tek...

Kujt ti besosh / Nga SPQ “8 Shtatori” konfirmuan se tek ish-ministri Mile Janakievski, nuk janë konstatuar lëndime trupore .

Nga SPQ “8 Shtatori” pasdite konfirmuan se tek ta është pranuar ish-ministri Mile Janakievski, i cili ka marrë pjesë në incidentin në burgun “Shkup” në Shutkë, por se nuk janë konstatuar lëndime trupore tek ai.

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ Shkup është pranuar personi M.J. i cili në mënyrë anamneztike është ankuar për dhimbje në trup dhe kokë. Pas kontrollit të bërë klinik, nga mjekët nuk janë konstatuar kurrfarë lëndime trupore”, thuhet në kumtesën nga spitali.

Nga SPQ “8 Shtatori” apelojnë që opinioni t’i ndjekë informacionet zyrtare të institucioneve kompetente dhe të mos i nënshtrohet spekulimeve.

Janakievksit mbrëmë iu shqiptua masë e paraburgimit 30 ditor lidhur me ngjarjet në Kuvend më “27 prill”. Për të njëjtin rast paraburgim ka marrë edhe ish-ministri Spiro Ristovski i cili sipas informacioneve nga burgu gjithashtu ka marrë pjesë në incident, por nuk është ankuar në lëndime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments