12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKSHZ, lista zgjedhore mbyllet të mërkurën

KSHZ, lista zgjedhore mbyllet të mërkurën

Lista zgjedhore pritet të mbyllet të mërkurën. Sipas informacioneve fillestare, në zgjedhjet e 15 korrikut, të drejtë vote do të kenë mbi 1.814.000 qytetarë.

“Pastrimi i vazhdueshëm i listës që bëhet në këtë Komisioni përmes njësive rajonale, dorëzimi i vazhdueshëm tremujor nga MPB, është shkak që lista të ketë nivel të lartë të spastrimit”- deklaroi Oliver Derkovski- kryetar i KSHZ-së.

Naqe Çulev porositi partitë që t’i respektojnë ligjet dhe se MPB do t’i sanksionojë të gjitha format e presionit, frikësimit dhe ryshfetit të qytetarëve.

“Inkurajoj qytetarët pranë MPB-së të denoncojnë çdo aktivitet që shkon në drejtim të shkeljes së të drejtës zgjedhore dhe çfarëdo parregullsie tjetër zgjedhore”- pohoi Naqe Çulev- ministër i brendshëm

Derkovski informoi se nga procesi zgjedhor mund të përjashtohen vetëm anëtarët e këshillave zgjedhor që kanë arsye të forta familjare ose shëndetësore për çka do duhet të dorëzojnë dëshmi. Nuk është numri shumë i madh i atyre që kanë kërkuar të largohen. Në këto zgjedhje për herë të parë do të votohet edhe nëpër salla sportive për t’u siguruar distancë mes votuesve, ndërsa votimi është shtyrë për dy orë, deri në ora 21. Për zgjedhjet parlamentare nuk nevojitet prag i daljes që të jenë të suksesshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments