11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKryetari Komunës së Çashkës pranon kërkesat e prindërve maqedonas ...?

Kryetari Komunës së Çashkës pranon kërkesat e prindërve maqedonas …?

Po shkojnë në shkollë dhe nuk e din që shkaku i tyre po protestojnë këta njerëz në 7 30 të mëngjesit.

Gjuha e këtyre fëmijëve dhe mësimi në gjuhën e tyre amtare, gjuhën shqipe, i ka zgjuar të gjithë këta njerëz kaq herët në Çashkë!

“TV21: Cili është problemi këtu?

“Problemi është që pse të hapet paralelja shqipe këtu, sepse ky vendbanim është 100% maqedonas”.

TV21: Ata fëmijë mësojnë në gjuhën maqedone, dhe duan të mësojnë në gjuhën e tyre amëtare?

“E di, fëmijët kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën amëtare por, shkolla është në Jabollqishtë. Ka shkollë shqipe në Busilcë në Slivnik mund atje të shkojnë të mësojnë”.

Protestuesit thonë se janë prindër të fëmijëve  të shkollës Todor Janev në komunën e Çashkës.

Ata kundërshtojnë që bashkë me fëmijët e tyre, në të njetën shkollë përveç gjuhës maqedone të mësohet edhe në shqip.

Një prind sugjeroj që nxënësit shqiptarë nga fshatrat e Çashkës, të shkojnë të mësojnë në Jabollçishtë.

“Në teritorin e komunës së Çashkës ka shkollë shqipe në Jabollçishte dhe komuna është e detyruar të siguroj udhëtim për të gjithë nxënësit që dojnë të mësojnë në gjuhën shqipe. Lagja (v.j. jonë) është etnikisht e pastër  dhe për këtë jemi kundër”, tha një prind.

Pas protestës njëorëshe para shkollës, te gjithë bashkë ia mësynë komunës!

Pavarësisht nga motivi i protestuesve, ata i priti kryetari i Çashkës!

Dhe kur mbaruan takimin, doli dhe dha këtë deklaratë!!!

“Këshillit i prezantuam të gjitha argumentet e ministrit. Konkluzioni i këtij takimi ishte se nuk duhet të shkohet kundër popullit. Prandaj komuna e Çashkës nesër në ora 13 do të sjell vendim me të cilin do ta inkurajojmë edhe drejtoreshën edhe këshillin e prindërve që të vazhdojnë më tutje të gjejnë një zgjidhje për këtë kërkesë për nxënësit shqiptarë”, tha Goran Stojanovski, kryetar i Çashkës.

Ajo çka tha kryetari, si duket, i shkoj për shtati protestuesve, dhe nuk ngurruan ta shfaqin!

Nxënësit shqiptarë që mësojnë në shkollën Todor Janev në Çashkë janë më shumë nga Banjica, dhe atyre nuk ju është mundësuar mësimi në gjuhën amtare shqipe!

Nga Banjica deri në Jabollçishte janë 33.6 km rrugë, ose 51 minuta udhëtim me kombi/veturë.

Ndërsa nga Banjica në Çashkë, rruga zgjat  vetëm 12 minuta.

Hapja e paraleles shqipe në Çashkë do të zgjidhte problemin e shumë fshatrave shqiptarë që janë përeth, ku shkollën do ta kishin më afër fëmijët dhe do të arsimoheshin në gjuhën amtare, gjuhën shqipe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments