Kryetari i PDSH-së z Menduh Thaçi, priti sot në selinë e PDSH-së në Tetovë, Ambasadorin e Greqisë, z Dimitrij Janakakis .

0
51

Në takimin me z Janakakis, u diskutua gjerësisht rreth çështjeve aktuale politike, ku të dy bashkëbiseduesit ndanë vlerësime rreth ecurisë së implementimit të Marrëveshjes së Prespës, planin reformues si dhe për integrimin euroatlantik të vendit tonë. Kryetari Thaçi potencoi se PDSH është për implementim të plotë dhe të saktë të Marrëveshjes së Prespës si dhe mbetet fuqimisht e përkushtuar në përcaktimin e saj programor, që është procesi i  integrimit të vendit në NATO dhe BE. Për të arritur këtë qëllim strategjik, PDSH  do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave mbi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupcionit. Bashkëbiseduesit u pajtuan që procesi reformues duhet të vazhdojë . 
Me respekt,Shërbimi për informim i Partisë Demokratike Shqiptare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here