4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaKulturëKryeministri Zaev dhe ministri i kulturës Hysni Ismaili për vizitë në IN...

Kryeministri Zaev dhe ministri i kulturës Hysni Ismaili për vizitë në IN Lokaliteti Arkeologjik „Stobi“

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dhe drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Eleonora Petrova, sot qëndroi për vizitë pune në Institucionin Nacional Lokaliteti Arkeologjik „Stobi“.

Në kuadër të vizitës, drejtori i Institucionit, Spase Perovski, mysafirët i njoftoi me rrjedhën e kërkimeve arkeologjike të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës po realizohen në lokalitetin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm arkeologjik, të cilin në vit e vizitojnë mbi 13 mijë vizitorë dhe në të cilin këto ditë, gjatë kohës së kërkimeve arkeologjike në kuadër të shkollës ndërkombëtare verore për arkeologjinë në terren, ishte gjetur skulptura e mermertë me shfaqjen e perëndisë Dionis.

Ministri i Kulturës në deklaratën për mediet potencoi se realizimi i projekteve të cilat janë në kuadër të Programit vjetor për punën e lokalitetit Stobi, si njëri nga monumentet më të rëndësishme të epokës romake dhe të vonshme antike, të financuar nga Ministria e Kulturës, janë në aktivitet të plotë.

– Punohet në mënyrë intensive në kërkimet e kompleksit përreth Tempullit të Izidës ku ishte gjetur edhe statuja e mermertë e perëndisë Dionis, pastaj Bazilika e Vjetër Episkopale ku sivjet ishte zbuluar afresku me dekorimin gjeometrik, ndërsa punohet edhe në projektin për konservimin, rinovimin dhe kërkimet arkeologjike të Teatrit – tha ministri Ismaili.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments