7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeKostadinov: Ndryshimet kadrovike në parti nuk kanë asnjë lidhje me rastin “Reket”

Kostadinov: Ndryshimet kadrovike në parti nuk kanë asnjë lidhje me rastin “Reket”

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov sot përmes një konference për media deklaroi se ndryshimet e mbrëmshme kadrovike të partisë nuk kanë të bëjnë aspak me rastin e fundit “Zhvatja”, njofton Zhurnal.

Siç thotë ai, partia e LSDM-së nuk ka për qëllim të mbrojë askënd për të cilin dyshohet apo vërtetohet se ka kryer vepër penale.

“Nuk kemi asnjë qëllim të mbrojmë këdo për të cilin në procedurë transparente do të vërtetohet se ka thyer ligjin, duke përfshirë këtu dhe anëtarët e LSDM-së. Por, në asnjë moment, këtë nuk mund ta lidhim me ndryshimet që ndodhën dhe po ndodhin në LSDM përshkak se qëllimi ynë është i qartë. Ndryshimet janë krejtësisht normale për një parti demokratike siç është LSDM dhe në asnjë mënyrë nuk mund të lidhen me cilëndo aferë që ndodhë në shtet apo që do të ndodhë”, tha Kostadinov.

Ndryshe, mbrëmë partia e LSDM-së zgjodhi Kosta Petrov për nënkryetar të ri, ndërsa Nina Angellovskën për ministre të re të financave, që sipas Kostadinov, paraqet impuls shtesë në realizimin e masave që sjellin përfitime shtesë për qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments