12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKomuna e Kumanovës kërkon karantinë 14 ditore

Komuna e Kumanovës kërkon karantinë 14 ditore

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski tha se spitali i Kumanovës ka evidentuar 23 të infektuar tjerë në Kumanovë gjatë 24 orëve të kaluara.

Ai kërkoi nga Qeveria që ta shqyrtojnë urgjentisht propozimin e tij që Kumanova për 14 ditë të jetë në karantinë, sikur Dibra për shkak se përbën rrezik edhe për qytetet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kumanova sot ka 23 raste të reja dhe dy të vdekur. Numri i përgjithshëm në Kumanovë me persona të infektuar deri tani është 224 dhe deri tani ka 12 të vdekur. Mosha është në intervalin prej 59 deri 79 vjet”, tha Dimitrievski. Ai kërkoi që Kumanova të jetë në karantinë për dy javë ashti sikurse në Dibër.

“Propozojmë karantinë 14 ditore në Kumanovë dhe shpalljen e gjendjes së krizës në Komunën e Kumanovës, mbuylljen e hyrjeve dhe daljeve në qytetet”, thotë DImitrievski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments