20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeKomisioni i Kulturës paralajmëron padi për Artan Kastratin

Komisioni i Kulturës paralajmëron padi për Artan Kastratin

Komisioni i Ministrisë së Kulturës i jep afat prej 24 orësh kompozitorit Artan Kastrati që të tërheqë deklaratën për parregullsitë eventuale në ndarjen e fondeve të projekteve kulturore. Kryetari i këtij Komisioni, Ismet Ramadani tha se deklarata e Kastratit është e pa bazë dhe ka për qëllim të njollos punën e tyre, andaj paralajmërojnë ngritje të padisë nëse kompozitori nuk kërkon falje. Kjo erdhi një ditë pas denoncimit të Kastratit se në ndarjen e 20 milion denarëve për “Valën e re kulturore”, projektit të tij iu kanë dhënë vetëm 100 mijë denarë. Sipas pretendimit të tij, dikush nga ky komision i ka kërkuar ryshfet për t’i dhënë shumën e kërkuar prej 600 mijë denarësh.

Në deklaratat e zotëri Kastratit nuk mund të mos identifikojmë një përpjekje për të ulur reputacionin dhe besueshmërinë tonë profesionale, duke u hedhur një njollë e errët në rezultatet e këtij konkursi, i cili ka qëllim fisnik të pasuroj jetën kulturore në rajonet më pak të zhvilluara dhe sektorin joqeveritar. E ftojmë pra publikisht zotëri Kastrati që brenda 24 orësh që ta tërheq deklaratën e tij dhe të na kërkoj falje neve dhe Ministrisë së Kulturës. Në rast se nuk e bën këtë do të parashtrojmë padi në organet kompetente për shkeljen e reputacionit të anëtarëve të Komisionit dhe institucionit”-tha Ismet Ramadani, kryetar i Komisionit të Ministrisë së Kulturës.

Adnan Qaili

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments