6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKomisioni -Antikorrupsion / Gjyqësori është pika më e dobët në vend

Komisioni -Antikorrupsion / Gjyqësori është pika më e dobët në vend

Komisioni i Anti-korrupsionit bën një analizë për atë se sa para iu kushtojnë funksionarët qytetarëve. Bazuar në të dhënat e para, ata tashmë janë duke hartuar një propozim që kërkon të revokohen privilegjet e tyre dhe e drejta e apanazhës.

Ne vërtetë nuk jemi një vend i pasur, që mund të lejojmë luks të tillë. Ju më pyetët në mënyrë specifike në lidhje me apanazhën, cili është funksioni i apanazhës. Nëse një person ka qenë funksionar, kuptohet se ai ka qenë profesionist për të kryer atë funksion, që do të thotë se ai ka qenë ekspert në fushën e tij, në bazë të së cilës ai duhet të merr apanazh, që është një çështje sociale. Ai është profesionist, ai do të gjejë punë më tej, ne kemi shumë raste sociale në vend, nuk ka nevojë të shpenzojmë para për apanazhë- deklaroi BILJANA IVANOVSKA -KRYETARE E KSHPK-së.

Në muajt e fundit, është rritur numri i denoncimeve të qytetarëve që përballen me korrupsion. Përqindja më e lartë, sipas analizës, është në gjyqësor, përmes punësimit dhe vendimeve gjyqësore. Sipas Ivanovskës, ulja e korrupsionit në vend kërkon rritjen e vetëdijes midis qytetarëve dhe institucioneve.

Ekzistojnë hulumtime që tregojnë se korrupsioni është më i theksuar në gjyqësor, pastaj në shëndetësi, dogana, etj. Nga ajo që ne marrim si lëndë, konfirmohet ky konstatim. Ne gjithashtu kemi një numër të madh të lëndëve në fushën e punësimit- tha BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KSHPK-SË.

Sipas Ivanovskës, ndryshimet e fundit në ligjin e informatorëve, ku qytetarët janë plotësisht të mbrojtur, qytetarët kontribuojnë që më lehtë të denoncojnë korrupsion. Aktualisht ka 12 raste në fazat përfundimtare dhe së shpejti do të jenë në dispozicion për publikun.

Andrea  Çobanoska 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments