6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli i Prokurorëve Publikë vendos në mënyrë unanime për shkarkimin e Katica...

Këshilli i Prokurorëve Publikë vendos në mënyrë unanime për shkarkimin e Katica Janevës (Video)

 Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë sot e vazhduan seancën në të cilën duhet të sillet vendim në lidhje me procedurën për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva për shkak të punës joprofesionale dhe joetike. Janeva për momentin është në paraburgim për lëndën “Reket” të Prokurorisë Speciale Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

(Во живо) Штерјев по седницата за поведување постапка за разрешување на Јанева

(Во живо) Штерјев по седницата за поведување постапка за разрешување на Јанева

Geplaatst door A1on.mk op Donderdag 29 augustus 2019

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shteriev pas seancës, e cila pardje zgjati gati tetë orë, deklaroi se ai dhe anëtarët e tjerë të Këshillit arritën që vetëm t’i kontrollojnë dokumentet, një numër të madh të materialeve të cilat ishin dorëzuar deri te ata në lidhje me hetimin për rastin “Reket”. Paralajmëroi se me punë do të vazhdojnë sot paradite, dhe pret që të sillet vendim se a do të fillojnë procedurën për shkarkimin e Janevës.

Këshilli i Prokurorëve Publikë, siç tha Shteriev, për herë të parë përballet me një situatë të tillë në të cilën një shefi të Prokurorisë Publike i është përcaktuar masa e paraburgimit.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e akuzon Janevën se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin dhe i ka mundësuar të dyshuarit Orce Kamçev, në lëndën “Perandoria”, që të dalë nga paraburgimi dhe të marrë pasaportë të përkohshme.

Prokurorja Villma Ruskovska pardje pas seancës në Këshillin e Prokurorëve Publikë ku ishte disa orë dhe përgjigjej në pyetjet e anëtarëve për procedurën e shkarkimit të Janevës, deklaroi se Prokuroria e di se ku janë një pjesë e parave nga rasti “Reket”. Theksoi se ende po punohet për hetimin financiar dhe se për një pjesë të parave e dinë se ku janë, ndërsa për pjesën tjetër po punojnë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments