20.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli i Ambasadorëve komenton zhvillimet e fundit që u nxitën nga deklaratat...

Këshilli i Ambasadorëve komenton zhvillimet e fundit që u nxitën nga deklaratat e Denko Maleskit

Këshilli i Ambasadorëve ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që u nxitën nga deklarata e këshilltarit të jashtëm të presidentit Stevo Pendarovski, Denko Maleski.

Nga Këshilli vlerësojnë se Marrëveshja për fqinjësi të mirë është mënyra e vetme për të forcuar marrëdhëniet fqinjësore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe miqësisë midis dy popujve.

“Nëpër media u shfaqën individë dhe anëtarë të partive të ndryshme politike, më vonë përfaqësues të instancave të larta shtetërore. Ata të gjithë mendojnë, nuk pajtohen, distancohen dhe në mënyrën e tyre kritikojnë dhe interpretojnë qëndrimet e ish-ministrit të Punëve të Jashtme (Denko Maleski). Disa vlerësojnë se qëndrimi i tij i papritur dhe i çuditshëm, me interpretime edhe më të çuditshme, bazohet në raporte dhe deklarata të ndryshme gazetareske dhe, natyrisht, “duke harruar”, në fakte edhe më të forta dhe të ndryshme nga njohuritë e shumë arkivave shtetërore përkatëse të vendeve të BE-së, SHBA-së dhe vendeve të tjera, të cilët në mënyrën e tyre dhe për interesat e tyre ndoqën ngjarjet nga fundi i shekullit XIX dhe fillimit të shekullit 20. Dihet se pjesa jugore e Ballkanit, në të cilën gjendej një pjesë e zonës gjeografike të Maqedonisë, ishte okupuar ose pushtuar vazhdimisht nga vende të ndryshme për disa qindra vjet dhe shërbimet e të cilave me kujdes dhe për interesa të ndryshme kanë ndjekur gjithçka deri në krijimin e Republikës Popullore të Maqedonisë në përbërjen e ish  Jugosllave”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.

Këshilli i Ambasadorëve vlerësoi gjithashtu se reagimi nga Kabineti i Presidentit të vendit është me vonesë të vogël dhe është, siç thonë ata, një mendim “i butë” për një njeri që ka mbajtur poste të larta në strukturat shtetërore dhe aktualisht është këshilltar i jashtëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments