8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Jovo Vangellovskin nga pozita e kryetarit...

Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Jovo Vangellovskin nga pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme

Shkarkimi i Vangellovskit erdhi pasi që ai ka kryer funksionin në mënyrë jo profesionale, bazuar kjo në rastin e mosparaburgimit të biznesmenit Sead Koçan në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Shkarkimi i Vangellovskit ka qenë në rend dite për shkarkim më 17 korrik, por është shtyrë për shkak se anëtari i ri i Këshillit, Milazim Mustafa, ka thënë se i duhet kohë që ta shqyrtojë lëndën dhe të vendos se si të votojë.

Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Seanca ku ishin parashikuar më shumë pika të rendit të ditës, filloi në ora 10.30 dhe mbaroi në 13.30. Komisioni tre anëtarësh për raportin e Vangelovskit ishte i përbërë nga Lidija Kanaçkoviq, Vlado Bogdanovski, dhe Sasho Gjorgjevski.

Vangellovski ishte ftuar në Prokurorinë e Shkupit nën dyshimin se ka manipuluar sistemin e ndarjes së lëndëve AKMIS si dhe orarin e punës së gjykatësve,por që nuk u hetua nga Porkuroria

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments