19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaEkonomiKanali ujor Danub – Preshevë – Selanik, Kina vs SHBA

Kanali ujor Danub – Preshevë – Selanik, Kina vs SHBA

Nga Arben Jahiu/

Asociacioni i Inxhinjerisë Civile me seli ne Nju Xhersi e kishte projektuar në vitin 1909 , si një kërkesë të kohës për rritjen dhe forcimin e transportit ujor mes portit të Selanikut dhe Europës qendrore .

Më vonë implikimet ruse u shfaqën haptasi dhe apetitet e tyre kulmuan me një Marrëveshje Ruso Amerikane të nënshkruar me 18 Janar 1913 në Shën Peterburg për ndërtimin e përbashkët të këtij projekti galopant lundrues.

Luftrat ballkanike dhe ajo e pare botërore e kishte shtyer për disa vjet ekzekutimin  e tij.Lufta e Ftohët e konzervoi realizimin. Marshalli Jugosllavë Tito gjatë viteve 70-80 ta kishte kryer studime fizibiliteti mbi trasen e projektuar në linjën Moravë –Vardar por fundi i viteve 90-të dhe shkatërrimi i Jugosllavisë e pamundësoi realizimin e tij. Në vitet e fundit me interesimin e madh të shtetit Kinez është bërë kryerja e fizibilitetit komplet të linjës mes Danubit dhe Vardarit nga kompania kineze “ China Gezhouba Group Corporation” ku shteti kinez në këmbim të marrjes së projektit dhe të drejtës së lundrimit për 35 vjet kishte kryer falas  studimet në terren.

Disponimi kinez për ndërtimin e kanalit ujor që do të kaloj krejtësishtë nëpër Luginën e Preshevës ishte përshëndetur nga Presidenti maqedonas Gjeorgji Ivanov gjatë takimit në dhjetorin e vitit të kaluar me kryeministrin grek Aleksis Cipras. “Mbështes idenë e ndërtimit të kanalit ujor Danub-deti Egje dhe për këte kam biseduar  me presidentin e Serbisë Vucic dhe kryeministrin grek Cipras.” u shpreh pas takimit Ivanov per gazetën beogradase Informer.  Ai tashmë ka autorizuar një grup ekspertësh vendas që në bashkëpunim me ata grek dhe serb të fillojnë punimet për planifikimin hapsinor të dy brigjeve të Vardarit ku po planifikohen të ndërtohen dhjetra mini hidroelektrana si pjesë e projektit.

”Shpresojë në rezultate pozitive të këtyre bisedimeve pikërisht sepse në to është kyçur direkt edhe Presidenti Aleksandar Vuqiq dhe Kryeministri Cipras”, tha Ivanov

Soros: Amerika , nuk guxon të qëndroi jashtë..

Takimi Ivanov-Cipras dhe harmonizimi i mardhënieve me ratifikimin e Marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe dakordimi për ecjen tutje në realizimin e projektit lundrues që në të ardhmen do të shërbejë si  si shtylla kurrizore e ekonomisë ballkanike si dhe frika nga kontrolli kinez ,ka nxituar diplomacinë amerikane në harmonizimin e pozicionimeve në   arritjen e një marrëveshje të ngjashme mes Kosovës dhe Serbisë duke eliminuar fillimisht pengesat potenciale të sigurisë që do të parandalonin ose shtyenin realizimin e një projekti të tillë. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka revitalizuar projektin dhe si kundërpërgjigje ndaj Kinës sipas filantropit Soros në intervistën dhënë gazettes gjermane “Der Spigel” më 13 Janar 2019 , thotë se : “ rruga e re lundruese Danube –deti Egje do të ngjyrosë një mapë të re gjeopolitike në Europë ku Amerika nuk duhet të qëndrojë jashtë kësaj.”

Kosova , të marr Luginën e Preshevës – <final goal> e diplomacisë amerikane.

Harmonizimi i pozicioneve mes dy presidentëve Thaqi dhe Vuqiq për mundësinë e një marrëveshje paqe mes dy vendeve (Kosovës dhe Serbisë) , me skenarin e një korrigjimi të dukshëm të kufijve verior dhe lindor të Kosovës , ku veriu kosovar do të kalonte në shtetin serb dhe Lugina e Preshevës do të futej nën kontrollin kosovar (lexo –amerikan) ,dukshëm shfaq aspiratat amerikane si kundërpërgjigje ndaj aspiratave kineze mbi projektin . Kontrolli amerikan mbi Luginën e Preshevës si pika nevralgjike e kanalit ujor do të detyronte Kinën të pranonte që NATO të jetë garant I sigurisë ,kurse ajo ti kryente punimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments