Jupi-Jupi , Coca -Cola, Shkëndija ia palloi Vardarit 5 golla

63

Dëgjoj dhe rrënqethem nga voglushët e mahallës Ballistët -cicibanët që po rriten dhe po imitojnë të riturit ,pasi përfundoi ndeshja ishin mbledhur aty tek një qosh dhe bërtinin Ole -ole,Shkëndija (aplauz i furishëm )-Shkëndija – Shkëndija -Kampione -kampione ,Shkëndija -Shkëndija -Shipni etnike (tetovarçe ) por këto janë brohoritje të njohura …e dëgjova edhe këtë …Jupi-Jupi , Coca -Cola, Shkëndija ia palloi Vardarit 5 golla…fantazia e fëmijëve nuk ka fund …ndaj mendimin e të rriturëve prej krejt le të humbin vetëm prej Vardarit JO…edhe kampion me nuk u bë ndash vetëm Vardarin e Shkupit ta mundin.

Shkëndija shkeli Vardarin në mes të Shkupit

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova arkëtoi tri pikë të lehta në Shkup në duelin me Vardarin e plogësht dhe të dobët me rezultat të lartë 1-5 dhe konfirmoi se aktualisht është skuadra më cilësore në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Dhe kjo si duket nervozoi kuqezinjtë e Shkëndijës, të cilët shpejt balancuan me barazim vetëm tre minuta më vonë me Ramadanin. Dhe nga kjo minutë vardari ishte skuadër që vetëm mbrohej, por që nuk arrinte të bëjë edhe një gjë të tillë, pasi që Shkëndija e shpartalloi me pesë gola.

Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe me dy gola të Valon Ahmedit, Besart Ibraimit dhe Enur Totres.

Në renditje nuk ka ndryshim, Shkëndija mbetet e para para Shkupit, tani me pesë pikë dhe një ndeshje më shumë, ndërsa Vardari në pozitën e tetë me vetëm 11 pikë.

Shkëndija në raundin tjetër të LPFM-s do të presë Rabotniçkin, ndërsa Vardari do të kërkojë kthimin te fitoret në shtëpi kundër Renovës.