11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaJelekët portokalli italianë: Covid, një blof i financës botërore

Jelekët portokalli italianë: Covid, një blof i financës botërore

Lëvizja e jelekëve portokalli ka përfshirë prej disa ditësh mjaft qytete italiane në protesta kundër emergjencës Covid, sistemit shëndetësor publik e qeverisjes Conte.

Protestat kanë vazhduar dhe sot në kryeqytetin Romë, në ditën e Festës Kobmëtare të Republikës duke mbushur Sheshin e Popullit ( Piazza del Popolo) me thirrjet “Covid është një blof i financës botërore”.

Të mbështetur nga forca politike ekstremiste e djathtë Casapund , aktivistët kërkojnë rikthimin e sovranitetit të vendit, heqjen e masave të distancimit social, heqjen e makave të mbrojtjes personale, duke e konsideruar koronavirusin një komplot, një strategji politike të Kinës dhe Gjermanisë.

Lëvizja e jelekëve portokall drejtohet në Itali nga ish-gjenerali i forcave të karabinerisë Antonio Papalardo i cili deklaroj sot para manifestuesve ” se kërkon t’i kthej vendit lirinë e demokracinë në këtë ditë simbol të 74 vjetorit të krijimit të Republikës italiane.”

Gjithashtu lëvizja e jelekë portokalli kërkon një referendum popullor për daljen e Italisë nga Bashkimi Europian, rikthimin e monedhës vendase lira, si dhe akuzojnë qeverinë Conte si “një diktaturë e shëndetit” që nuk është votuar nga populli e që duhet të jap dorëheqjen e të largohet nga qeverisja.

Më datë 30 maj 2020 kjo lëvizje manifestoj dhe përballë katedrales së qytetit të Milanos, kryeqëndra e rajonit të Lombardisë më i goditur nga koronavirusi.

Partitë e djathta italiane Lidhja e Matteo Salvinit e Fratelli d’Italia e Giorgia Melonit shprehen se nuk kanë asnjë lidhje me këtë lëvizje.

Kundër jelekëve portokalli janë shprehur dhe mjaft familjarë të viktimave Covid të cilët e konsiderojnë të turpshme që ka njerëz që nuk respektojnë fatkeqësitë e tyre e të vërtetën e vdekjes së të afërmëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments