15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeJANEVA: NUK I KAM FORMATUAR CELULARËT. E DI SE KU JANË PARATË...

JANEVA: NUK I KAM FORMATUAR CELULARËT. E DI SE KU JANË PARATË E ZHVATJES

Prokurorja Speciale, Katica Janeva doli nga prokurori për luftimin e krimit të organizuar e rezervuar në deklaratë për atë çfarë e kishte pyetur prokurorja Villma Ruskovska, raporton Tv SHENJA. Ajo ka thënë se nuk e ka formatuar telefonin. “Jo, asesi. Mi kanë marrë dy telefona që i kam përdorur. Të dytë po analizohen. Telefoni i humbur është telefoni i tretë. Unë nuk ndjej faj”, tha Janeva.

Ajo gjithashtu ka thënë se nuk e di se ku është biznesmeni i akuzuar Orce Kamçev. Janeva ka thënë se e di se ku janë paratë e dhëna gjatë “Zhvatjes”

Prokurorja Janeva tha se ajo është në cilësinë e dëshmitarit dhe se e ka marrë me vete edhe avokatin pasi ajo ka gjithmonë konsultant juridik kudo që shkon. E pyetur nëse mendon se hetimi do të zgjerohet edhe tek ajo, Janeva nuk dinte çfarë të përgjigjej. “Isha dëshmitare. Nuk është e ndaluar të vijë me avokat. Unë kam konsulentë juridik gjithë kohës.  Ajo tha se nuk guxon të tregoj asnjë informacion se ky është hetim. “Gjatë hetimit nuk ndahen informacione. Besoj se do të ketë gjykim dhe aty ju do të merrni vesh gjithçka”, tha Janeva. Ferikan Ijazi Arifi /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments