15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti zgjidhet Kryetar dege nga BDI në Çair, Ahmeti komenton “bombat”:...

Izet Mexhiti zgjidhet Kryetar dege nga BDI në Çair, Ahmeti komenton “bombat”: Janë gjëra të kota

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti foli për të ashtuquajturat “bomba” të cilat kohëve të fundit po publikohen nga Sheqerim Ahmeti i njohur si El Cheka. Ai ato i quajti gjëra të kota, ndërsa i thirri partitë tjera që t’i matin forcat me programet partiake.

“Pati shqetësime te bashkëpunëtorët e mi, bashkëdrejtuesit e mi, me ca përgjime. Ore lërini këto se janë fluska. Po të kishte për BDI të palara, kush do të na kursente neve, mezi presin të shohin një pikë të zezë dhe më vjen keq që në këtë kurth kanë rënë ca parti dhe partiza. Ore hajde të matemi me mision, me programe, hajde të matemi me vizion, por mos u merreni me gjëra të kota, sepse kështu nuk fitohet lëvizja e misionarëve, lëvizja që ka bërë histori, që ka ndryshuar historinë e këtij vendi”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Këto komente Ahmeti i bëri në kuvendin zgjedhor të BDI-së në Çair, ku për kryetar dege u zgjodh Izet Mexhiti. Mexhiti para të pranishmive foli për planet e tij për  Çairin.

“Ne nuk ndalemi këtu, në sot marrim mbi supet tona obligime të reja. Prej sot e tutje, prej të hënën, ne do jemi në terren me qytetarët tonë, për të bërë programin e ri të BDI-së, në Çair dhe në përgjithsi, për të dalë me ofertën e re, për të dalë me zgjidhje të reja, do të dal me punsime të reja, me investime te reja, me shkolla më të mira, shëndetësi më të mirë, me një jetë, me një standard më të mirë për qytetarin tonë”, u shpreh Izet Mexhiti, Kryetar i degës Çair.

Nga gjithsej 63 delegatë, të pranishëm ishin 61 kuvendar të cilët unanimisht votuan për Mexhitin.  Kuvendi zgjedhor gjithashtu zgjodhi edhe 21 anëtarë të kryesisë së degës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments