9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeItalia e zemëruar me BE-në/ Kryeministri Conte: Unioni duhet të veprojë, durimi...

Italia e zemëruar me BE-në/ Kryeministri Conte: Unioni duhet të veprojë, durimi ynë ka vdekur

Në Itali ka humbur durimi. Italianët ndihen të tradhtuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa ditë për ditë ka me qindra viktima për shkak të COVID-19 dhe nga ana tjetër dëmet ekonomike vazhdojnë që të shtohen.

Për këtë arsye, Kryeministri i vendit Guissepe Conte i ka drejtuar unionit një mesazh shumë të ashpër.

“BE-ja duhet të veprojë në mënyrë sa më të shpejt dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga virusi. Bashkimi Evropian duhet të ngrihet përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në intervistën për gazetën prestigjoze Bild, Conte theksoi se nëse nuk shfrytësohen tani të gjitha paketat finaciare, shumë shpejt mund të ketë një dështim shumë të madh.

Kreu i qeverisë italine është shprehur se Italia nuk mund të mbetet pas Kinës dhe SHBA që për momentin kanë vendosur 13% të GDP-së së tyre për përballimin e kësaj emergjence.

“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Durimi me Europën ka vdekur. Nëse ndihma nuk ofrohet në kohë, Italia do të duhet të heqë dorë nga ëndrra evropiane dhe do të veprojë e vetme, duke aplikuar burimet e mbetura të saj”.

Italia aktualisht ka kaluar në fazën e dytë të aplikimit të masave. Kurba e infeksioneve dhe vdekjeve ka rënë ndjeshëm krahasuar me fillimin e epidemisë. Në vend është lejuar të hapen me orare të reduktuara disa fabrika, por rikthimi në realitet ende nuk ka filluar.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje vendeve që të mos nxitohen t’i rikthehen normalitetit pasi virusi do të jetë ekzistent deri në momentin që vaksina për ta kuruar atë nuk ka dalë në treg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments