15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeInvestime të mëdha në Tetovë, takohet drejtori Bekim Mehmedi i NP “Rrugët...

Investime të mëdha në Tetovë, takohet drejtori Bekim Mehmedi i NP “Rrugët e Maqedonisë” me Teuta Arifin

Tetova do të jetë më ndryshe pas investimeve kapitale në shumë rrugë. Siç mëson TS, drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti ka ndarë një buxhet të madh për investime në komunat shqiptare e gjegjësisht për Tetovën. Memeti është drejtori i parë i cili ka arritur që këtë muaj të shfytëzojë 30 % më shumë se gjithë drejtorët e deritanishëm edhe ate  në komunat shqiptare si në Saraj, Gostivar, Kërçovë, Bogovinë, Zheline, Tearcë dhe Tetovë.

Edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi pas takimit tha se bashkë me Memetin kanë diskutuar reth mundësisë së mbështetjes me investime konkrete,në infrastrukturën rrugore për sa i takon qytetit të Tetovës.

“Takim pune me drejtorin e  NP “Rrugët e Maqedonisë” z.Bekim Memedi.

Diskutuam reth mundësisë së mbështetjes me investime konkrete,në infrastrukturën rrugore për sa i takon qytetit të Tetovës.

Drejtori Memedi, do të investojë të gjitha kapacitetet e kësaj ndërmarje të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës në Tetovë” tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Këtë iniciativë e ka përshëndetur edhe ministri i Transportit, Goran Sugarevski cili ndjehet krenar për investime të mëdha në asfaltimin e rrugëve në komunat në Maqedoni. 

Ndryshe drejtori Memeti ka premtuar që investime kapitale do të ketë edhe në shumë komuna tjera shqiptare ku pas Tearcës dhe Sarajit radhën e ka Tetova e më pas Gostivari dhe komunat tjera shqiptare./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments