11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeIntelektualët shqiptarë paralajmërojnë ndryshim pushteti në Maqedoninë e Veriut (video)

Intelektualët shqiptarë paralajmërojnë ndryshim pushteti në Maqedoninë e Veriut (video)

linqe

https://in7.tv/2019/09/28/pranvera-shqiptare-fillon-ne-kosove-intelektualet-shqiptare-paralajmerojne-ndryshim-pushteti-ne-kosove-dhe-ne-maqedonine-e-veriut/
https://vesnik.com/node/44281

Ndryshimi i pushtetit tashmë është një realitet në Maqedoninë e Veriut, pasi Zoran Zaev nuk i ka plotësuar pritjet e qytetarëve, ky ishte qëndrimi i intelektualëve shqiptar në konferencën e sotme me titull, ‘Pranvera shqiptare fillon nga Kosova’. transmeton in7.

Ata thonë se kryeministri po humbet besimin tek shqiptarët, besim ky i fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ish-deputeti i PDSH-së, Bekim Foku thotë se edhe pse premtimet ishin të larta, asgjë nuk ka ndryshuar në Maqedoni e Veriut, madje situata është edhe më e keqe, shkaku i migrimit të qytetarëve drejt BE-së.

“Në Maqedoninë e Veriut, pretendohej se Zaev do të bëjë ndryshime thelbësore në të gjitha sferat. Ai i ndryshoi vetëm figurat, përkatësisht njerëzit, por sistemi i të qeverisurit fare nuk ka ndryshuar. Ne jemi në të njëjtin drejtim, me mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë, pasi siç shihet edhe me zhvatjet që po ndodhin. Është edhe më keq kur shohim këtë ekzod, përkatësisht ikjen e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në kohën e Zoran Zaevit”, ka thënë Qoku.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari pajtohet me atë që duhet të ketë ndryshim të qeverisë, ai thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duhet të priten ndryshime të qeverisjes.

“Për momentin e shihni se si është situata, nuk ka asnjë përmirësim, por shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato të zhvillohen, qoftë në prill, maj, qershor apo më së voni në tetor, a tek ne ka të ngjarë të ketë edhe zgjedhje të parakohëshme, definitivisht priten të ndodhin ndryshime”, ka thënë Taravari.

Dëshmi e qartë është se qeveria nuk interesohet për qytetarët, nuk po merr pothuajse asnjë masë për t’u marrë me ndotjen e ajrit dhe të ambientit. Kjo, sipas aktivistit, Ariant Xhaferi, thotë mjaftueshëm për atë lloj njerëzish që drejtojnë vendin.

“Unë shpesh kam thënë që ndryshimi rrënjësor kërkohet masa radikale. Për masa të tilla duhen liderë guximtarë, të cilët duhet të marrin disa masa, të cilat nuk do të jenë populiste dhe nuk do t’u sjellin atyre vota”, ka thënë aktivisti Xhaferi.

Qëndrimi i përbashkët i intelektualëve shqiptarë ështe se në fillim do të ketë ndryshim të qeverisjes në Kosovë, në zgjedhjet që do të mbahen në tetor, e pastaj ndryshim të qeverisjes pritet edhe në Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments