16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaIljaz Ismaili, mjeku i syve në Klinikat e Shkupit që aplikon metodat...

Iljaz Ismaili, mjeku i syve në Klinikat e Shkupit që aplikon metodat më moderne kirurgjikale

Mjeku i mirë nuk të shëron vetëm me ilaçe, por me fjalë. Jo me fjalë të kota, por me fjalë të mira. Ka shumë mjekë për të cilët vlen ky konstatim, por të rrallë janë ata që e dëshmojnë në vepër, si mjeku Iljaz Ismaili. Ky mjek i njohur nga Gostivari në Spitalin klinik të Shkupit, shquhet edhe për profesionalizmin edhe për humanizmin e tij. Ai aplikon metodat më moderne kirurgjikale për shërim të syve, por në mesin e pacientëve njihet edhe për mirësjelljen dhe nivelin e lartë të kulturës që tregon.

 “Edhe nëse vëreni lodhje, në fytyrën e doktor Ilazit asnjëherë nuk mund të vëreni arrogancë ose nervozizëm ndaj pacientit”, thotë një pacient nga fshati Sllupçan i Kumanovës.

Mirëpo ai nuk është i vetmi që shpreh fjalë miradije për mjekun e njohur nga Gostivari. Fjalë miradije për të mund të dëgjoni nga të gjithë pacientët, por edhe nga personeli mjekësor me të cilin bashkëpunon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments