Ilir Meta: Sahit Dollapi duhet të ishte në spital, jo në polici

0
61

Presidenti Ilir Meta është shprehur se “situata para Drejtorisë së Policisë është absurde”, pasi, sipas tij, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, duhet të ishte në spital.

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, u shpreh Meta.

Sahit Dollapi u dhunua nga policia përpara se të arrestohej në momentin kur protesta po zhvillohej në rrethinat e Kuvendit.

Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here