15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeHysni Ismaili mbrëmë ishte në bashkëbisedim me banorët e Shemshovës, Kopanicës dhe...

Hysni Ismaili mbrëmë ishte në bashkëbisedim me banorët e Shemshovës, Kopanicës dhe Orashës së Epërme

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, nuk ka të ndalur në terren. Ai ka realizuar tre takime në fshatrat e Komunës së Jegunovcës, përkatësisht në fshatrat Shemshovë, Kopanicë dhe Orashë e Epërme. Gjatë bisedës me banorët e kësaj ane u fol mbi problemet shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen banorët e Jegunovcës gjatë këtyre 18 viteve të keqqeverisjes.
“Qeverisja 18 vjeçare e BDI-së na ka degraduar në të gjitha sferat. Kjo parti është parti interesash. Nëse ajo nuk ka pushtet, shkon në histori. Andaj, ejani ta dërgojmë atje këtë parti me vota. Dërgimi i BDI-së në opozitë është dërgim i saj në histori. Sepse BDI-ja pa pushtet është si peshku pa ujë”
“Por, për neve ky nuk është qëllimi parësor. Më e rëndësishme se kjo është që ne po ofrojmë një program të mirëmenduar dhe të analizuar deri në detaje, që sjell shpresë, vende pune, rroga më të larta dhe mirëqenie sociale.”, vazhdoi ai.
“Por, neve na duhet vullnet dhe fuqi politike që ta sjellim ndryshimin. Sepse fuqia vjen prej popullit”, ka përfunduar Dr. Hysni Ismaili

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments