7.9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaHillary Clinton mbështet Joe Bidenin në garën për president

Hillary Clinton mbështet Joe Bidenin në garën për president

Ish-kandidatja demokrate, që ka garuar dhe vetë për postin e presidentes në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton ka mbështetur Joe Bidenin në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim është konsideruar një tjetër shtytje e rendesishme për Bidenin për të fituar pozitën në Shtëpinë e Bardhë, si dhe shenjë se demokratët po bashkohen në garën e nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump.

Clinton e njoftoi mbështetjen e saj në një ngjarje të zhvilluar online, të organizuar nga fushata e Bidenit, për të treguar sesi pandemia me koronavirus është duke ndikuar te gratë.

Ky lajm vjen edhe në kohën kur ish-nënpresidenti amerikan është duke u përballur me supozime për sulm seksual nga ish-pjesëtarja e stafit të tij në Senat, Tara Reade. Gjatë kësaj jave dy persona kanë thënë që Reade u ka treguar atyre për ngacmimet seksuale në mesin e viteve 1990.

Vetë Biden nuk ka komentuar këto pretendime, ndonëse fushata e tij bëri një kundërshtim të ashpër. Reade, e cila pretendon se është demokrate për një kohë të gjatë, e sulmoi dhe Clintonin, pas mbështetjes së dhënë për Bidenin, duke thënë se është duke i dhënë mundësi një “grabitqari seksual”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments