16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeGrubi për anulimin e Komisionit: Nuk siguruam përfaqësues të BE-së për Raportin...

Grubi për anulimin e Komisionit: Nuk siguruam përfaqësues të BE-së për Raportin e KE-së

Arsyeja e anulimit të seancës së sotme të Komisionit për çështje evropiane është ajo që Komisioni nuk arriti të sigurojë përfaqësues të Misionit të BE-së, as edhe të ftojnë përfaqësues të korit diplomatik dhe mysafirë tjerë, duke pasur parasysh se krahas Propozim- ligjit për regjistrim në rend dite është edhe Raporti i KE-së, thekson për MEDIAL kryetari i këtij trupi parlamentar, Artan Grubi.

“Komisionin e kemi caktuar të premten pasdite, por në rend dite është edhe Raporti i KE-së, ndërsa për shkak të periudhës së shkurtër për përgatitje, nuk arritëm të sigurojmë përfaqësues të Misionit të BE-së, as edhe të ftojmë korin diplomatik, Organizatat joqeveritare dhe mysafirë tjerë”, ka thënë Grubi.

Në ueb faqen e Kuvendit nuk ka datë të re për mbajtjen e seancës së Komisionit.

Deputetë të LSDM-së thonë se seanca e Komisionit është anuluar nga ana e kryetarit Grubi pa shpjegim.

Për VMRO-DPMNE-në, me ligjin për regjistrim dhe ideja për një njësi zgjedhore, pushteti tenton të defokusojë opinionin nga mosmarrja e datës për negociata, “0” ekonomi dhe çështje tjera.

“Kryeministri gjatë kohë paralajmëron rikonstruim dhe përnjëherë në opinion plasohen dy çështje të mëdha dhe të vështira- ligji për regjistrim dhe për një njësi zgjedhore. Prej këtu mund të bëhet fjalë vetëm për tentim të ri të kryeministrit Zoran Zaev për trafikim me interesat shtetërore dhe nacionale”, ka thënë zëdhënësi i partisë opozitare Naum Stoillkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments