9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaSportGolat e ndeshjes Bullgari 2-3 Kosovë ( video)

Golat e ndeshjes Bullgari 2-3 Kosovë ( video)

Kosova ka përmbysur gjithçka dhe ka realizuar fitore historike 3-2 ndaj Bullgarisë në Sofje, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Njëherish kjo ishte fitorja e parë në histori në eliminatoret e Evropianit,

pas tre barazimeve radhazi.Tre pikët e fituara sonte e mbushin edhe me plotë shpresë ‘Dardanët’ që të sigurojnë plasmanin në Euro 2020 përmes kualifikimeve.Kosova tashmë tubon pesë pikë dhe gjendet në pozitën e tretë, kurse Çekia në vendit e dytë me një pikë më shumë.Anglia që ka të zhvilluar një ndeshje më pak se të gjitha ekipet që janë në grupin A, ka 6 pikë dhe mban primatin.Pas humbjeve të sontme të Bullgarisë dhe Malit të Zi, të dyja skuadrat teorikisht janë jashtë Evropianit 2020.Më poshtë tabela pas rezultateve të sontme në grupin A.

UEFA e ka komentuar fitoren e madhe të Kosovës në Bullgari, e cila ishte e para në histori për “Dardanët” në kualifikime. Shtëpia e futbollit evropian e ka përmendur edhe faktin se Verdhekaltrit gjenden vetëm një pikë prapa Anglisë

Kosova e ka regjistruar një fitore të madhe sonte.

Verdhekaltrit e kanë mposhtur Bullgarinë me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje.

Dhe, fitoren e “Dardanëve” e ka komentuar edhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

“Kosova e ka fituar një ndeshje kualifikuese për herë të parë dhe gjendet vetëm një pikë prapa Anglisë (e cila e ka një ndeshje më pak). Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke. Derisa Kosova është e pamposhtur qe 14 ndeshje, Bullgaria nuk ka fituar qe shtatë ndeshje dhe i ka regjistruar vetëm dy pikë në katër ndeshje”, ka shkruar UEFA në uebfaqen e vetë zyrtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments