2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionGjyla Çeliku / Kush është Afrim Gashi? Politikbërjen me zero korrupsion...

Gjyla Çeliku / Kush është Afrim Gashi? Politikbërjen me zero korrupsion promovoi Afrimi dhe partia e tij!

Avansimet edhe të të punësuarëve të administratës nga BDI dhe partitë tjera, i dëshmoi Afrimi dhe partia e tij!
Mesazhet: “Nëse ne u punësojmë ju mos ndjeheni borxhli ndaj partisë tonë sepse ju e keni merituar”, i përcjellë në fjalime dhe me vepra, Afrimi dhe partia e tij!
Afrimin kush e njeh nuk ka mundësi të mos ta bëj shok të mrekullueshëm sepse posedon vlera të larta njerëzore, profesionale dhe morale. Kur e kam takuar herën e parë më interesonte a e shihte politikën si biznes, famë ose mision?! Ai u përgjigj: “E nderuar profesoreshë është mision dhe detyra jonë si prindër për ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe të gjithë fëmijëve të krijojmë ardhmëri në vendin tonë me politikanë të denjë dhe të sinqertë. Unë jam ai që më njeh tash, do më njohish në të ardhmen dhe do mbetem ky, si në realitet ashtu edhe në politikë sepse qëllimi im është ardhmëria e shëndoshë për fëmijët tanë në votrat tona. Unë ju ndjek juve dhe shkrimet e juaj, vajzat e mia si dhe shumë vajza të reja të kanë idol, por dhe mosha ime dhe mosha e tretë motivohet për guximin tuaj. Mendoj që ti duhet të na përkrahish në ndryshimin e kësaj diktature. Nuk të imponohem, as nuk ke nevojë të anëtarësohesh në parti, por koalicioni jonë ka nevojë për profesionalistë apartiak dhe do na ndihmoje”. U takuam disa herë, gjithashtu edhe me Ziadinin dhe si përfundim vendosa që të përkrah publikisht këtë koalicion shqiptar, pasi edhe Ziadini ishte në të njejtën vijë me Afrimin! Une kështu si u përkrah u kam thënë edhe mē zi do ju kritikoj sepse populli do ndryshim dhe unë e bej për popull dhe jo për ju e partitë tuaja. Partitë nëse punojnë për të mirën e popullit për mua janë familje të shēndosha! Natyrshëm dhe më erdhi nga shpirti që mbrëmë të thyej akullin dhe shkova në tubimin qëndror në Kërçovë pasi ketu njerëzit shabtazhohen dhe kërcënohen edhe për komente e pëlqime facebooku, por unë me prezencën time doja ti motivoj të guxojnë që të ndryshojnë dhe votojnë. I tregova njërit nga organizatorët, më kishte ndarë 3 vendet e para, por une si Gjyla që jam njehere ose dy herë në jete jam ulur përpara kur bashkëshortin e kisha me pozita edhe ate për hatër të miqeve të mi amerikanë të cilët nuk uleshin pa mua, përndryshe motoja ime është që të veprosh me vepra për popull dhe aty të jesh e para sepse populli ndjehet i nderuar kur ulesh me popullin dhe ka vite që keshtu veproj, mund të pyesni lirisht në Universitetin e Tetovës. Afrimi është kjo natyrë, nuk vuan për ndikim, por me pune dhe vepra dëshmon çdo rrugëtim. Ajo që u befasua dhe lumturua kur më shikoi mbrëmë në tubim e kishte shtyer të më falenderon edhe në fjalim, me shumë sinqeritet dhe krenari, sepse ky është Afrimi. Por ai është akoma më i mirë se kaq sepse pas tubimit pimë nga një kafe dhe më kërkoi falje mos vallë më ka shqetësuar pse më ka përshëndetur, unë e shikova si vëllaun tim dhe në të njejtën kohë u ndjeva shumë krenare që sot në politikë kemi edhe njerëz kryetar modest, të madh në shpirt dhe vepra. E falenderova, bile gjesti i tij aq shumë me preku sa që e falenderova edhe publikisht për miresine dhe zemergjërësinë që posedon, sepse ky është Afrimi.
Partitë e korruptuara që sunduan 18 vjet i sfidoj të promovojnë një ministër me zero korrupsion si Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili të partisë së Afrimit dhe jo të merren me fraza të bisedave normale për të degraduar autoritetin e tij. Të paktën Afrimi pyeti cka ishte ideja, sepse është njeri mbi të gjitha, është fushatë dhe tërë ditën takime e fjalime, normale është që të gjithë të bëjmë kështu gabime, por nuk tha që ishte 24 karat, nuk tha që mesataren e kishte mbi 10 dhe nuk tha që Gostivari kufizohet me Greqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë sepse këta janë gabime, njerëzorja nuk është gabim. Afrimi nuk i zgjedh gazetarët a janë të vegetosur ose jo, por është i sinqertē, i përgaditur dhe me vullnet për ndryshim, sepse I takon shekullit 21.
Afrim miku im, me gabime të tilla të pafsha gjithmonë, por më dhimben që gabimet e tyre do duhet gjykata ti kualifikon!
Të paguash në fiks fare për të shndërruar normalen në show, këtë vetëm ju e bëni por kot sepse nuk mbulohet dielli me shoshë!
15 Korriku është afër dhe populli të dënon për kafshatën e gojës, për mjerimin në shëndetësi, burgjet plot trima e të rinj, drogë dhe kriminalitet deri në pafundësi, nuk të dënon për njerzillëk dhe reflektim të sinqertë.
Afrim vazhdo të jesh ai që je sepse e ke dëshmuar kontributin dhe ne të besojmë!
Me shumë respekt,
Gjyla Çeliku

#AfrimGashi
#hysniismaili
#Alternativa
#Tashështëkoha
#përndryshim
#voto5

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments