11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeFshesa e Zaevit, amulli brenda partive dhe vet qeverisë

Fshesa e Zaevit, amulli brenda partive dhe vet qeverisë

Amulli brenda LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit qeverisës për ndryshime në kabinetin e Zaevit. Strukturat partiake socialdemokrate dhe kabineti qeveritar presin kryeministrin Zoran Zaev të fillojë punën me “fshesën” e paralajmëruar. Brenda LSDM-së, Alsat mëson jo zyrtarisht se pritet që ministri i Bujqësisë, Lubço Nikollovski të largohet nga pozita e ministrit dhe të marr pozitë partiake si sekretar i përgjithshëm. Kabineti i Nikollovskit nuk deshi të komentojë informacionin, duke na referuar që informacion shtesë të kërkojmë në parti. Ndërkohë nga LSDM na thanë se do të njoftohemi në kohë me çdo vendim partiak.

Largimit mësohet se do t’i bashkohet edhe Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugraveski. Jo zyrtarisht mësohet se arsye për këtë është pakënaqësia që Zaev ka ndaj tij si pasojë e realizimit të ulët të investimeve kapitale. Kabineti i Sugareskit zgjodhën të mos komentojnë derisa nuk ka propozim konkret nga i parti i organit ekzekutiv. Nga ana tjetër ministri i Financave, Dragan Tevdovski si njëri ndër të përfolurit i cili do të përfshihet nga “fshesa” e Zaev, zgjodhi të mos i përgjigjet tentativave tona për prononcimin e tij lidhur me mundësinë për përfshirje në procesin e rikonstruimit. Burime të Alsat bëjnë të ditur që mes LSDM-së dhe BDI-së janë zhvilluar bisedime sa i përket fatit të Ministrisë për Sistem Politik e cila u krijua pas shuarjes së Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit. Jo zyrtarisht mësohet që në krye të këtij resori do të vjen Sadulla Duraku, ndërsa Ministria e Ambientit Jetësor të mbetet në lojë mes BDI-së dhe LSDM-së për mundësi kompensimi me resor tjetër. Nga kabineti i Durakut thonë se për gjithçka presin fjalën e fundit të kreut të partisë Ahmeti. Zëdhënësi i Qeverisë Hoxha tha se në seancën e fundit nuk është diskutuar çështja e rikonstruimit të Qeverisë.

Në seancën e fundit të Qeverisë nuk është diskutuar për shkarkime dhe emërime nga eshaloni i dytë e i tretë. Ajo që mund të themi është se kryeministri Zaev është duke biseduar dhe neve do të ju njoftojnë në kohë me çdo vendim të Qeverisë”-tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.

Burime nga BDI dhe LSDM nuk përjashtojnë mundësinë për takim mes Zaev dhe Ahmetit. Fshesa e Zaevit pritet ti prekë edhe dikasteret tjerë dhe funksione partiake. Ndërkohë ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, ka përgënjeshtruar informacionet se nga Zaev ka kërkuar ta largojë nga pozita e ministrit. Ideja e “fshesës” erdhi pas raundi të parë në zgjedhjet presidenciale kur partitë në koalicionin qeverisës, numrin e vogël të votave e morën si mesazh për pastrime brenda subjekteve politike dhe Qeverisë. Në kuadër të ndryshimeve pritet të caktohet edhe ministri i ri i Kulturës, pas dorëheqjes së Asaf Ademit për arsye shëndetësore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments