15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaFrancë, rritet në 26.310 numri i viktimave nga COVID-19

Francë, rritet në 26.310 numri i viktimave nga COVID-19

Paris

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Francë është rritur në 26.310, me 80 të viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 433 raste pozitive me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 210.519. 

Në spitale po trajtohen gjithsej 22.614 pacientë me koronavirus, prej të cilëve 2.812 janë në kujdes intensiv. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 256 pacientë paraprakisht pozitiv ndaj koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar është rritur në 56.038. 

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale. 

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 276 mijë të vdekur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments