15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeFluturimet “humanitare” të qeverisë! Pakënaqësi për çmimet, dikush do të paguaj më...

Fluturimet “humanitare” të qeverisë! Pakënaqësi për çmimet, dikush do të paguaj më shumë

Ndonëse qeveria i quan ‘fluturime humanitare’, shtetasit e Maqedonisë së Veriut vetë i kanë paguar biletat e aeroplanit me të cilin janë kthyer nga vende të ndryshme ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të pandemisë me COVID-19.

Fillimisht kanë firmosur se pranojnë që t’i paguajnë biletat, pa e ditur çmimin, tregojnë për TV21, duke shtuar se në aeroplan gjatë kthimit, me ose pa dëshirën e tyre, u është dashur të nënshkruajnë edhe për çmimin, ndonëse mund të mos jenë pajtuar me të, siç i ka ndodhur Avni Bilallit në fluturimin Bazel-Shkup.

“Pasi ateroi aeroplani në Shkup, përderisa organizoheshin autobusët, duke dalë nga aeroplani për të hipur në autobus, na thirrën neve 3 personave dhe na detyruan me i mbushë patjetër”, theksoi Avni Bilalli Shtetas i RMV i ardhur nga Zvicra.

TV21: Çka u thoshin në të kundërtën nëse s’do të nënshkruanit?

AB: “Ishte patjetër të nënshkruajmë. Ne u thamë se nuk na konvenon ky çmim që e kanë zgjedhur shteti, por na thanë se e keni patjetër pasi keni ateruar këtu dhe pa të nuk është normale të dilni nga aeroplani”.

TV21: Sa duhet të paguani?

AB: “145 euro na e kanë caktuar për ardhjen nga Bazeli”.

Fluturimet vetëm emrin e kanë “humanitare” sepse ne vetë i kemi paguar tha Muzafer Pajaziti, i kthyer nga Berlini, e që biletën do të duhet ta paguajë me çmim më të lartë se sa i është thënë në fillim.

“Në momentin që kemi hyrë në avion për t’u kthyer në Maqedoni,  pasi ka fluturuar avioni kuptohet, na kanë dhënë dokument, që të nënshkruajnë se do ta paguajmë në shumë prej 196 euro. Pas kësaj, ditëve të fundit që na kanë ardhur dokumentet këtu, na e kanë sjellë një fletë, ku shkruan se çmimi i fluturimit do të kushtojë 206 euro, që i bie 10 euro më tepër se sa marrëveshja që e kemi nënshkruar”, tha Muzafer Pajaziti, shtetas i RMV-së i ardhur nga Gjermania.

Të pyetur për këtë nga Sekretarariati i Qeverisë, përgjegjës për organizimin e këtyre fluturimeve, thonë se çmimi ka ndryshuar për shkak se fëmijët pasagjerë nuk janë llogaritur.

“Fluturimi nga Berlini kishte 170 udhëtarë dhe 6 fëmijë, ndërsa për fëmijët nuk paguhet, ndërsa shuma e plotë e çmimit të fluturimit ndahet mes 170 udhëtarëve. Fluturimi nga Bazeli u bë me 170 udhëtarë dhe 8 fëmijë, me të njëjtat kritere”, theksuan nga Sekretariati i Qeverisë së RMV-së.

Në fakt sipas çmimores që pasagjerët tashmë e kanë marrë, shkruan se nga Bazeli kanë ardhur 174, dhe jo 178 sa ç’pohohet në përgjigjen e sekretariatit. Shifra të tjera që nuk përputhen janë edhe ato të fluturimit nga Malta, ku në çmimore del të jenë 124 udhëtarë, ndërsa Ministria e Jashtme ka informuar se janë kthyer 118 shtetas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments