11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Stomatologët rinisin punën nga java e ardhshme

Filipçe: Stomatologët rinisin punën nga java e ardhshme

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se nga java e ardhshme stomatologët do të rinisin punën. Filipçe theksoi se stomatologët do të përfshihen në procesin e skriningut dhe do të realizojnë testime për Covid-19.

“Për stomatologët në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku mori pjesë edhe kreu i Odës së Stomatologëve u dakordua që të fillojnë me punë nga java e ardhshme dhe të përfshihen në procesin e skriningut, posaçërisht pasi bëhet fjalë për marrjen e mostrave, diçka që ka të bëj me profesionin e tyre”, theksoi Filipçe.

.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments