7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeFILIPÇE / JAVËN TJETËR PRITET TË HAPEN EDHE RESTORANTET, NUK KA SHKURTIM...

FILIPÇE / JAVËN TJETËR PRITET TË HAPEN EDHE RESTORANTET, NUK KA SHKURTIM TË ORËS POLICORE

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës së sotme tha se pas hapjes së disa veprimtarive gjatë kësaj jave, nëse rezultatet tregojnë të dhëna të mira, atëherë gjatë javës tjetër priten të hapen edhe disa veprimtar tjera.

“Për javën tjetër parashihet të propozohet edhe hapja e objekteve hotelierike me shërbime, trajnime sportive në ambient të hapur për sporte kolektiv edhe përsëri pas analizave epidemiologjike dhe ndjekjen e situatës javën në vazhdim do të hapen kazinotë, automat klubet, trajnimet në ambient të mbyllur dhe në pishinë, fitneset dhe hotelet”, tha ministri Venko FIlipçe, raporton SHENJA.

Propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse do të dorëzohet deri tek Qeveria.

Ministri i shëndetësie Venko Filipçe u shpreh i prerë se deri tani nuk kanë menduar për shkurtimin e orës policore, për shkak që siç u shpreh ai, pikërisht ora policore ishte një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e numrit të të infektuarve.

“Tani për tani Jo, sepse ora policore ishte një ndër faktorët që ndihmoi në uljen e numrit të të infektuarve. Në këtë moment, deri tani nuk kemi menduar për shkurtimin e orës policore. Po e përcjellim situatën, në rast se ka nevojë do të shqyrtojmë këtë çështje por deri në këtë moment JO”, tha Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments