3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaKurioziteteFakte të çuditshme që duam apo s’duam na dolën të vërteta

Fakte të çuditshme që duam apo s’duam na dolën të vërteta

Nëse nuk jemi në humor  mund të besojmë çdo parashikim

Një eksperimet i bërë në Australi nga  Catherine Greenëay, i ndau personat pjesëmarrës në tre grupe. Në grupin e parë atyre iu kërkua të kujtonin diçka që lidhej me arritjet e tyre, personat  që bënin pjesë në grupin e dytë duhet të kujtonin diçka absurde, ndërsa ata që ishin pjesë e grupit të tretë duhet të kujtonin një poshtërim. Më pas  këtyre personave iu bënë disa pyetje lidhur me parashikimet si dhe aftësitë mbishqisore, u vu re se personat të cilët ishin ekspozuar ndaj ekspreriencave negative ishin më të predispozuar për të besuar profecitë mbi të ardhmen.

Paratë sjellin lumturinë?

Një studim i Grant Donnelly, ka treguar se pasuria mund të jetë një faktor i rëndësishëm, sa i takon lumturisë. Arsyeja kryesore pas kësaj është liria që i siguron  pasuria individëve si dhe gjendja emocionale që krijohet kur ke mundësi për të ndihnmuar edhe të tjerët.

Njerëzit u ikin fakteve nëse ato nuk përputhen me bindjet e tyre

Shumë persona pyesin veten se si ka mundësi që disa njerëz pavarësisht fakteve të pakundërshtueshme vazhdojnë t’i qendrojnë këndvështrimit të tyre. Shumë studime kanë dalë në përfundimin se njerëzit kanë tendencën që të refuzojnë faktet të cilat bien në kundërshim me opinionin  e tyre./CNA.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments