4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaEkonomiEVN-ja do të jetë furnizuesi universal i energjisë edhe për 5 vitet...

EVN-ja do të jetë furnizuesi universal i energjisë edhe për 5 vitet e ardhshme

Sot Komisioni Rregullator i Energjisë ka shpallur edhe fituesin universal të energjisë për 5 vitet e ardhshme. Kompania fituese është EVN-Maqedoni e cila do të furnizojë me energji elektrike Maqedoninë e Veriut edhe për 5 vitet e ardhshme. Në këtë garë kanë konkuruar dy kompani, EVN Maqedoni dhe ELEM, nga këto të dyja është përzgjedhur EVN Maqedoni me ofertën më të ulët me marzh prej 11,5 për qind

Sot në orën 10:00 u realizua ankandi elektronik, ku pas përfundimit të procedurës si ofertuesi me i volitshëm si furnizues universal i energjisë elektrike u zgjodh kompani EVN Maqedoni, e cila ka ofruar një marzh bruto prej 11,5 për qind. Është me rëndësi që të theksojmë faktin se pikërisht nga viti i kaluar, së bashku me nënkryetarin e Qeverisë, përfshirë edhe të gjithë anëtaret dhe kryetarin e komisionit të Entit Rregullator të Energjisë, ne ligjin e ri të energjisë kemi paraparë se për 5 vitet e ardhshme të zgjidhet edhe furnizuesi universal. Sot me ketë ankand është zgjedhur dhe furnizuesi universal ku nga ana e qeverisë në seancën e radhës duhet edhe të miratohet. Kishim dy oferta njëra nga EVN Maqedoni dhe tjetra nga ELEM u zgjodh oferta me e vogël që u dorëzua në komision, marzha ka rënë në 11,5 për qind nga 14.4 për qind që ishte- deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments