3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaErdhi dimri / Dëbora pushton veriun e Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë

Erdhi dimri / Dëbora pushton veriun e Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë

Reshjet e para të dëborës i kanë bërë një “surprizë” banorëve të disa rajoneve veriore në Zvicër, Austri dhe Gjermani.

Natën e të shtunës pati një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të dendura bore, ndërkohë që lartësia e tyre ka arritur në 25 centimetra në qytetin Montana në jug të Valais, në Zvicër.

Sipas agjencisë meteorologjike ky është një rekord i ri për këtë vit. Rrugët janë bllokuar nga akulli dhe dëbora në rajonet malore si në Austri ashtu edhe në Zvicër e ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për marrjen e masave nga strukturat, por edhe vetë banorët.

Reshjet e para të dëborës kanë befasuar në këto ditë shtatori edhe banorët e rajonit të Bavarisë në Gjermani, një e papritur e këndshme e këtij fenomeni atmosferik për gjermanët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments