6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeEdmond Ademi /Sërish do të marrim vota pasi LSDM do të ketë...

Edmond Ademi /Sërish do të marrim vota pasi LSDM do të ketë më shumë shqiptarë në listat për deputetë

Ministri i diasporës nga radhët e LSDM-së, Edmond Ademi ka theksuar se partia e tyre do të ketë më shumë shqiptarë në listat për deputetë. Ai këtë e ka theksuar në intervistën për TV21.

“Akoma është herët, por jam i sigurt se LSDM në listat për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit do të ketë më shumë shqiptarë. Kur do të vij koha do ti publikojmë”, theksoi Ademi. Kjo parti momentalisht në Kuvend ka tre deputetë shqiptarë: Muhamed Zekiri, Gjylymsere Kasapi dhe Agim Murtezani, përcjellë INA.

Edmond Ademi theksoi më tej se LSDM edhe në zgjedhjet e 12 prillit do të marrë shumë vota të shqiptarëve, për shkak se kanë përmirësuar jetën e qytetarëve. “Bëhet fjalë për fakte dhe argument për atë që kemi bërë për këto dy vite e gjysëm.

Çdo qytetar në RMV dhe shqiptarët kanë nevoja ekonomike, sociale që të bëjnë ndryshime thelbësore. LSDM rriti rrogat aq sa mundi, asistencën sociale dhe të tjera”, theksoi ministri Ademi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments